Sot Dita e Librit, dita e kumtit të pasioneve të dijes

Piazza_LIBRI 

Nga : Albert VATAJ

Prej 15 nëntorit të vitit 1995 në kalendar, bashkë me të tjera data të shënume asht rëndit edhe 23 prilli, si Dita e Librit. Si çdo tjetër e përditshme, si plis që parmenda e kohës e përmbys me farën e të tashmes, kjo ditë ka xanun vendnë mbamendjen tonë si Dita e Përbotshme e Librit. Shumëkush, e unë bashkë me ta, 23 prillin u kanda me e mëtu si dita e besimit te gjanat më të shtrenjta, të dashuritë më të zjarmta, që si kurrçka tjetër munet me rrok te ne përmasën e amshimit. Kurrnji pasion nuk munet me e zhyt aq thellë e njiherash me e ngrit aq nalt shpirtin e njeriut se sa libri, i cili duke ardh me kumtin e botëve, mendjeve dhe shpirtrave si ftesë për komunikim, ai e hyjnizon toksoren e këtij njeriu dhe davarit tana të pamundunat për t’i hanun tetan qiejt për fluturimin e pasioneve eterne të tij. Skishte se qysh të përzgjidhte tharm tjetër kjo datë kushtruese vetçse trëndafilin si dakordësi pranimi në parajsën toksore të gjanave të shtrenjta dhe të shenjta.Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka kenë,historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj. Ai dhe vëtëm atij I dedikohen tana urat e komunikimit me dimensioned e kohëve, brezave, kulturave,traditave, historive dhe krejtçka tjetër që ka mujt me e ba jetën tonë më të bukur,mendjen tonë me bujare, mundësitë tonë më të pamata, të ardhmen një ngulm ëndrrash dhe dëshirash. Si toka farën, libri, ka prit e mëku mirësi krejtkujt ka besu dhe krejtkush beson se kurrnji amanet si ka nejt ma besnik njeriut, krejtkur ai e ka trajtu atë si mëkuesin e dijes.Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk