Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani vazhdon drejt triumfit ne "The Voice of Italy"
Elhaida Dani triumfon përsëri në garën e ashpër të "The Voice of Italy". Këngëtarja jonë konkurroi mbrëmjen e kaluar me këngën "Nessun Dolore". Dani,19-vjeçarja nga Shkodra, e cila bën pjesë në grupin e të madhit Riccardo Cocciante-s, triumfoi sërish, duke kaluar në një tjetër etapë të këtij konkurrimi. Ajo 'mbijetoi' në momentin e eliminimit, para të cilëve u vunë në rrezik ajo bashkë me tre kolegët e saj. Skuadra e Kociantes është cilësuar dhe si më e kompletuara, duke veçuar Elhaida Danin si një këngëtare me teknikë dhe ndjeshmëri të jashtëzakonshme. Elhaida ka konkuruar e dyta në skuadrën e saj me një nga këngët e Lucio Batistit ‘Nessun Dolore. Dani është shprehur e nderuar për këtë pjesë por dhe e shqetësuar për interpretimin e saktë në italisht. Kociante e ka prezantuar duke thënë se Elhaida duhet të dilte nga lëvozhga e saj për të kënduar dhe kur ta bënte këtë do ishte e mrekullueshme. Ka mjaftuar kjo, që Elhaida të ishte më se e lirshme në skenë duke treguar një talent që nuk ishte shfaqur kaq i plotë më parë. Kritikët thonë se tani ajo e zotëron skenën dhe mund të cilësohet si e papërballueshme për çdo sfidues.
Elhaida Dani është e njohur për publikun shqiptar si pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës, e më pas si fituese e “Top Fest 2012” në Top Channel, me këngën “S’je më”.
Comments
Post a Comment