Mbërthyer në morsën shpirtrave të frikës
Bëni inventarin tuaj dhe zbuloni se sa prej këtyre shpirtrave jua kanë ndërprerë rrugën.
Para se të bëheni në gjendje që ta aplikoni me
dobi çfarëdo pjese të kësaj filozofie, së pari duhet që mendja juaj në tërësi
të jetë e përgatitur për këtë. Vet përgatitja nuk është e rëndë. Fillon me
njohjen, analizën dhe kuptueshmërinë e tre armiqve, e të cilët duheni t'i
eliminoni - mëdyshjen (pavendosmërinë), dyshimin dhe frikën.
Përderisa këto tri veti armike, ose ndonjëra
prej tyre, gjenden në mendjen tuaj, shqisa e gjashtë s'do të veprojë. Anëtarët
e këtij treshit në zë të keq janë të ndërlidhur ngushtë; aty ku gjendet njëri
prej tyre, as dy të tjerët nuk mbeten aq larg.
Mëdyshja është mbështjellës i frikës! Deri sa
lexoni, mbani mend këtë gjë. Mëdyshja kristalizohet në dyshim, përzihet me të
dhe prej kësaj lind frika! Vet procesi i "përzierjes" është i
ngadalshëm. Kjo është njëra prej arsyeve që këta tre armiq janë të rrezikshëm.
Ata mbijnë dhe rriten përderisa ne as që e vërejmë praninë e tyre.
Pjesa e mbetur e kësaj kaptine e përshkruan
qëllimin që duhet të arrihet para se kjo filozofi, si tërësi, të mund të
zbatohet. Kjo, po ashtu, e analizon gjendjen që e solli një numër të madh të
njerëzve në varfëri, dhe e sjell një të vërtetë që duhet ta kuptojnë të gjithë
ata që donë të fitojnë pasuri, qoftë nëse ajo pasuri matet me para ose me
gjendje të vetëdijes.
Kjo kaptinë ka për qëllim që të tregojë në
shkaqet dhe medikamentet për gjashtë frikat kryesore. Para se të bëhemi në
gjendje ta ngadhnjejmë armikun, së pari duhemi ta dimë emrin e tij, shprehitë e
tij dhe vendin e banimit të tij. Deri sa lexoni, analizojeni me kujdes
vetveten, dhe konstatoni se a ekziston brenda juve ndonjëra prej gjashtë
frikave të zakonta.
Mos lejoni që t'ju mashtrojnë shprehitë e
këtyre armiqve dinakë. Ndonjëherë ata fshihen në mendjen e nëndijshme, ku është
vështirë të gjenden dhe më vështirë të eliminohen.
Gjashtë frikat kryesore
Gjithsej janë gjashtë frika kryesore, dhe çdo
qenie njerëzore, në këtë apo atë moment të jetës së vet, vuan nga ndonjëra prej
këtyre. Shumica e njerëzve janë të lumtur nëse nuk vuajnë prej të gjitha këtyre
së bashku. Këtu janë të renditura sipas vëllimit të përhapshmërisë:
• frika nga varfëria
• frika nga kritika
( dy frikat lartë janë kryesore në shumicën e
brengave të njeriut)
• frika nga sëmundja
• frika nga humbja e dashurisë
• frika nga pleqëria
• frika nga vdekja
Të gjitha frikat tjera janë më pak të
rëndësishme dhe mund të kategorizohen në ndonjërin prej këtyre gjashtë grupeve.
Frikat nuk janë gjëra të tjetra pos gjendje të
vetëdijes. Gjendja e vetëdijes mund të kontrollohet dhe të drejtohet.
Njeriu nuk mund të krijojë diç, nëse më parë
nuk ia jep formën në impulsin mendor. Pas këtij konstatimi vjen tjetri, më i
rëndësishëm, e ky është se impulset mendore të njeriut fillojnë menjëherë të
shndërrohen në ekuivalentin e tyre fizikë, qoftë a janë ato mendime të
vullnetshme apo jo. Impulset mendore të krijuara rastësisht (mendimet që i
emetojnë mendjet tjera), mund ta përcaktojnë fatin financiar, të punës,
profesional ose shoqëror njëjtë sikur edhe impulset mendore të cilat i krijojmë
me qëllim dhe me plan.
Ne këtu i vendosim themelet për paraqitjen e
një fakti të rëndësisë së madhe për personin i cili nuk kupton pse disa njerëz
janë të "lumtur", deri sa të tjerëve, me aftësi të njëjta ose më të
mëdha e me përvojë dhe kapacitet mendor, duket se iu është gjykuar që t'i
përcjellë paaftësia. Ky fakt mund të shpjegohet me konstatimin se çdo qenie njerëzore
e ka aftësinë që plotësisht ta kontrollojë mendjen e vet, e me këtë kontroll,
dukshëm, çdo person mund ta hapë mendjen e vet ndaj impulseve endacake mendore
të cilat i emetojnë mendjet tjera, ose mund ta mbyllë derën fortë dhe t'i
lëshojë të hyjnë vetëm ato impulse mendore të cilat i zgjedhë vet.
Natyra e pajisi njeriun me kontrollin absolut
mbi edhe një gjë, e ajo gjë është mendimi. Ky fakt, bashkë me faktin se çdo gjë
që krijon njeriu fillon në formën e mendimit, na sjell shumë afër deri te
principi për ngadhënjimin e frikës.
Nëse është e vërtetë se të gjitha mendimet
anojnë të shndërrohen në ekuivalentin e tyre fizik (e kjo padyshim është e
vërtetë), po ashtu është e vërtetë se impulset mendore të frikës dhe varfërisë
nuk mund të shndërrohen në guxim dhe fitim financiar.
Ditët e ardhshme në vazhdim do të shkruajm për
secilin nga këto gjashtë feika veç e veç.
Arben Shala
Përgatitur nga: “Mendo dhe pasurohu” -
Napoleon Hill
Comments
Post a Comment