Angola - Pavioni më i mirë kombëtar në Bienalen e Venecies

Bienalja e Artit në Venecia vazhdon të jetë një nga ekspozitat më të rëndësishme të artit në botë. Fitues të Bienales së 55-të artisti britaniko-gjerman Tino Sehgal dhe pavioni i Angolës
Gjermania dhe Franca duan të shprehin dhe të praktikojnë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë mirëkuptimin e popujve, duke këmbyer pavionet e tyre dhe duke i përdorur ato si platformë për artistët nga e gjithë bota. Këmbimi për herë të parë i pavioneve në historinë 118-vjeçare të Bienales bëhet në sfondin historik të 50 vjetorit të traktatit gjermano-francez të Elizesë.
Instalacion i artistit kinez Ai Weiwei në Biennale 2013Instalacion i artistit kinez Ai Weiwei në Biennale 2013
Të dy vendet duan të dërgojnë një mesazh për komunikimin e gjallë, afërsinë dhe lidhjen në mes të shteteve dhe njerëzve, e argumentoi Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Cornelia Pieper, këtë hap të pazakontë
Me karrige prej druri në Bienalen e artit
Kuratorja e punimeve të artit gjerman është Susanne Gaensheimer, drejtore e Muzeut të Artit Modern (MMK) në Frankfurt mbi Main. Përveç artistit të njohur kinez Ai Weiwei, i cili ka dërguar një instalacion "skulpturor", Gaensheimer ka zgjedhur tre artistë të tjerë ndërkombëtarë, që paraqesin në Venecia filma, projeksione dhe fotografi. Këto janë fotografja indiane Dayanita Singh, regjizori francez Romuald Karmakar dhe fotografi nga Afrika e Jugut Santu Mofokeng. Aktivisti dhe disidenti kinez Ai, të cilit Pekini ia refuzoi ardhjen në Bienale, ka grumbulluar 886 fronë antikë prej druri të një dinastie kineze, të cilët ngrihen si një skulpturë gjigante në sallë.
Deri me 24 nëntor dashamirës të artit nga e gjithë bota mund të vizitojnë Bienalen e 55 në Giardini dhe në Arsenale të qytetit të Venecias. Kuratori i ekspozitës kryesore, kritiku i artit Massimiliano Gioni i lindur në vitin 1973, ka zgjedhur për ekpozitën kryesore moton "Il Palazzo Enciclopedico"
Kuratori i Bienales Massimiliano GioniKuratori i Bienales Massimiliano Gioni
"Kjo Bienale ka një histori, që zgjat më shumë se një shekull, ajo pasqyron ëndrrën e shumë njerëzve, të cilët duan të shohin dhe të dinë çdo gjë", thotë Gioni, kuratori më i ri në historinë e Bienales, në prezantimin e ekspozitës kryesor në kuadrin e vernisazheve. “Arti është një nga mënyrat për të kuptuar jetën, por unë nuk kam qenë fare i çmendur, që të paraqes një enciklopedi të tërë”, shton ai. Presidentja e Bienales Paolo Baratta tha se ekspozita të tilla bëjnë temë të tyren fuqinë e ëndrrave dhe ideve, sepse pikërisht në kohë krize nuk duhet të fshehim kokën si struci, thotë ajo.
Luani i Artë

Tino Sehgal
Juria pesëanëtarëshe e Bienales e kryesuar ngaJessica Morgan (nga Londra) nderoi me Luanin e Artë artistin britaniko-gjerman Tino Sehgal.Çmimin për Pavionin më të mirë Kombëtar e fitoi Angola.
Në Bienalen e Artit në Venecia prezantohen 88 pavione kombëtare dhe janë ekspozuar 158 vepra artistësh të ndryshëm.
Në Bienalen e fundit të vitit 2011 drejtorja e muzeut gjerman të artit Gaensheimer pati ekspozuar punën e regjisorit Christoph Schlingensief, i cili pati ndërruar jetë në vitin 2010 dhe u nderua në vitin 2011 me këtë çmim.
DW

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk