Misteri i Kodrës së Kryqeve, ku besohet se Jezu Krishti bën mrekulli



Kodra e Kryqeve në veri të Lituanisë është një vend pelegrinazhi prej qindra vjetësh. Një vend i mbushur me qindra mijëra kryqe të përmasave dhe dizajneve të ndryshme, kjo kodër konsiderohet nga vendasit si një testament besimi dhe devotshmërie, ku pelegrinët i luten Jezu Krishtit për mrekulli.
Tradita e lënies së kryqeve në këtë vend nisi në vitin 1831, kur një kryengritje ndaj carit rus u shtyp me dhunë. Të afërmit e rebelëve të vrarë, duke mos pasur trupat e njerëzve të humbur, filluan të vendosnin kryqe në këtë vend, për të shprehur lutjet e tyre. Kur rusët pushtuan përsëri Lituaninë, gjatë periudhës sovjetike, feja ishte e ndaluar. Kryqet e vendosura në kodër u bën një simbol i rezistencës ndaj regjimit komunist , duke i rezistuar disa  herë shembjes së kodrës me buldozerë nga KGB.
Kur kryqet vijuan të vendoseshin fshehurazi nga njerëzit në këtë vend, KGB nisi një fushatë të egër në vend duke ruajtur dhe ndëshkuar njerëzit që i ‘mbillnin’ ato.
Në vitin 1991, kur Lituania fitoi  pavarësinë e saj shumëpritur, kodra u bë një simbol i dyfishtë i besimit katolik dhe identitetin kombëtar të Lituanisë.
Sot në këtë vend ndodhen rreth 200 mijë kryqe, mbi të cilët njerëzit luten dhe besojnë në mrekulli.













Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk