Valentina Lisitsa: Yll klasik i brezit YouTube

Valentina Lisitsa e futi videon e saj të parë në YouTube në vitin 2007. Sot ajo është e famshme. Ajo njhet si yll klasik i brezit YouTube.

Pilharmonia e Këlnit sot është e mbushur për gjysmë. Ndonjë pianist tjetër do të tërhiqte më shumë spektatorë në sallën prestigjioze. Por po të shohësh me kujdes vëren se nga spektatorët e zakonshëm të filarmonisë me flokë të bardhë dhe në gjendje të mirë ekonomike pak ka në sallë.
Në vend të tyre për koncertin interesohen më shumë të rinj të veshur me xhinsa ose me rroba motorri, e madje edhe njerëz veshur sipas stilit grufti apo gothic. Shumë prej tyre kanë ardhur me lule. Disi të pasigurt, ata shikojnë përreth. Një djalë i pashëm ulur në rreshtin e dytë filmon me smartphon gruan që del në skenë. E gjatë, bjonde me flokë të harlisur, veshur me një fustan ngjyrë çiklamini: Valentina Lisitsa. YouTube e ka bërë atë të famshme.
YouTube dhe karriera
Pianistja Valentina Lisitsa
Pianistja 33-vjeçare e shkollës ruse - ka sot pasaportë amerikane, një fëmijë të vogël dhe karrierë të madhe. Valentina Lisitsa e futi videon e saj të parë në YouTube në vitin 2007. Në një piano jo të akorduar mirë, ajo luajti një etyd të Rachmaninoff. Kamera që e filmonte lëkundej. "YouTube ishte në atë kohë diçka krejtësisht e re. Aty kishte shumë video pirate. Unë isha një prej të parëve që futa atje një xhirim legal," kujton Valentina. "Isha në kërkim të audiencës sime."
Ajo ia arriti qëllimit. Popullariteti i Valentinës në internet u rrit shumë. Ajo vazhdoi të vinte video të reja dhe shpejt pati kanalin e vet në internet. Sot ajo ka 120 mijë abonentë, videot e saj janë klikuar më shumë se 62 milion herë. "Kjo do të thotë rreth 50 mijë vetë në ditë. Kështu unë luaj çdo ditë piano para një stadiumi futbolli. Pa internet kjo s'do të ishte e mundur", thotë muzikantja popullariteti dhe fama virtuale e së cilës ua kalon edhe kolegëve më të famshëm.
Reklama në internet
"Për mua, interneti dhe YouTube ishin vetëm një platformë për reklamë. Qëllimi im është që të mbledh përmes kësaj platforme njerëz në sallat e koncerteve."
Kështu "pianistja e YouTube" arriti në vitin 2012 shfaqjen e saj "offline" - duke luajtur përpara 5.500 spektatorëve në Royal Albert Hall në Londër. Për të parë këtë koncert kishin ardhur ardhurues të Valentina Lisitsas nga shumë vende të botës.
Pianistja Valentina Lisitsa
Por nëse dikush ka përjetuar një herë një koncert live, ai vjen sërish e sërish, thotë pianistja. "Asgjë në botë mund mund ta zëvendësojë përvojën e një koncert live! Muzika krijohet në atë moment magjik kur salla bie në qetësi dhe publiku im dhe unë udhëtojnë së bashku në një dimension krejt tjetër."
Muzikë klasike me të ardhme
Disa vëzhgues besojnë se tek "Fenomeni Lisitsa" është e ardhmja e artdashësit të ardhshëm të muzikës klasike. Me shprehi individuale dëgjimi, në kërkim të informacionit, por skeptik ndaj reklamave në industrinë e muzikës. Lajmet për "pianisten ruse me shpirt", si shkruan në internet një prej tifozëve të Valentina Lisitsas shpërndahen ekskluzivisht përmes rrjeteve sociale.
Ndërkohë, industria e muzikës po përpiqet të përfitojë nga vala e suksesit, të Valentinës dhe e prezanton si "ylli porsalindur." Çudi që ekspertët nuk e kanë zbuluar shumë më herët muzikanten simpatike, të mprehtë dhe teknikisht të përsosur.
Por "Fenomen Lisitsa" nuk është vetëm një histori e pazakontë suksesi, por edhe një inkurajim për shumë artistë të rinj që duan të zbulohen: Rruga e pianistites përmes YouTube i inkurajon shumë muzikantë të shkëlqyer nga Europa Lindore apo Kina që të shpresojnë se edhe ata mund të fitojnë një herë në internet zemrat e dëgjuesve dhe partnerëve të mundshëme nga industria e muzikës.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk