Pjeter Bogdani me jeten e tij te flijueme ne altarin e idealeve kombetar

Pjeter Bogdani, eshte korifeu i kultures shqiptare. Ai, me jeten e tij te flijueme ne altarin e idealeve kombetar, fetare e kulturore, si dhe me veprimtarine e bujshme ne sherbim te plot ndaj atdheut, eshte aureola e letersise shqipe, e kultures dhe gjuhes shqipe, por edhe e identitetit shqiptar. Gjate ketyre viteve, eshte ba tmerresisht pak per te, per njohjen e vepres se tij, si dhe per botimin e vepres se tij. Thjesht, ky eshte nje turp kombetar. Keto dite, kam rilexue vepren e Luigj Marlekajt, "Pjeter Bogdani e Shqipnia e kohes se tij", nje veper kapitale per me njofte kete korife te kultures shqipe, por edhe me kontekstin kohor kur jetoi dhe veproi Bogdani. Kjo veper, e pasun me nje mori dokumentash te dores se pare, flet me faktografi per gjendjen e kombit shqiptar nen pushtimin osman dhe eshte nje thesar i vertet kulturor. Te mos harrojme, se, Bogdani me guximin e tij, u ba "ai qe nuk len kete vend te bahet turk"-thoshin sundimtaret osman. Duhet ta them edhe nje gje, pa Pjeter Bogdanin, veshtire e kemi me kuptue edhe nje dijetar e ideolg te shek XX, qe eshte Ibrahim Rugova. Andaj, e kemi detyrim kombetar respektin dhe nderin per te. Duke e lartesue Bogdanin, ne lartesojme vetveten, kulturen tone dhe perfitojme ate qe eshte fundamentale per nje komb: dinjitet dhe mundesi me ec krahaperkrah me kombet e perparuar. Pjeter Bogdani s'eshte vetem shkrimtar i historise se vjeter shqipe, sic thuhet nder ne, por edhe njeri nga pishtaret e idese kombetare. E per mua, ai dhe vepra e tij, jane edhe burim i vetedijes per te ardhmen!
Conues prophetarum, eshte ceta e kultures shqiptare!
Ndue Ukaj


Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk