Hip-hopi nga rruga në sallën e koncerteve
Hip-hop ka një të kaluar të mirënjohur – duke nisur që nga fillimet e guximshme në 1970 në New York dhe deri sa arriti një influencë në muzikën pop. Ky lloj stili shpesh është bashkuar me popin indian i dëgjuar në radio.
Mihalj "Miki" Kekenj është violinist i parë në një orkestër rajonale gjermane të njohur si orkestra simfonike Bergische, që ndodhet në qytetet Remsheid dhe Solingen. Ai luan si violinë e parë, një instrument që është luajtur në familjen e tij për breza me radhë. Kekenj ka luajtur që kur ishte gjashtë vjeç, por kjo është vetëm njëra anë e muzikës së tij. Ai është gjithashtu dhe një rreper dhe prodhues i hip-hop-it, por Miki ka një aftësi të veçantë për të kombinuar klasiken dhe rrep-in në një skenë.
Interpretuesi thotë se e zbuloi rrap-in në moshën 12 vjeçare, kur ai bleu albumin e tij të parë, "Frika nga planeti i zi," nga legjendari i “Public Enemy”, i cili ishte një nga hipopistët e New York-ut. Ky album ishte padyshim i politizuar, siç ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe sot shumë nga muzika rrap. Ky stil muzikor ka lindur në Nju Jorkun e viteve 1970, kur fëmijët e getove shpesh nuk kishin ku të drejtoheshin për t'u bërë pjesë e shoqërisë. Në vend të kësaj, ata ndërtuan sistemin e tyre të vlerave me anë të hip-hop-it, me DJing, rap, grafite dhe breakdancing duke u bashkuar kështu në një identitet të përbashkët kulturor. Rrepi u ofronte të rinjve të shtresave të varfëra të shoqërisë një mënyrë që të shpreheshin , të fitonin respekt dhe njohje, si dhe të argëtoheshin.
'CNN i rrugëve'.
Duke qenë se dhuna dhe krimi ishte pjesë e realitetit të përditshëm në getot e Bronx, rrepi i gangsterëve ka bërë gjithmonë pjesë në kulturën e rrep-it- jo për të zbukuruar gjendjen e vështirë të jetesës por për të reflektuar realitetin e saj. Grupi "Public Enemy" e quajti rrepin si "CNN i rrugëve". Dhe ajo çfarë na tregon me këtë thënie është se ajo që media kishte në fokus tek rrepi ishte se e shihte atë si një burim skandalesh dhe intrigash. "Rrepi i gangsterrëve është një pjesë e hip hop-it. Ju nuk mund ta imagjinoni këtë zhanër pa këtë lloj rrepi. Por unë mbështes një formë tjetër," tha Miki. "Ka rrepera që kanë aq shumë gjëra kuptimplotë për të thënë, krijues dhe magjik. Ata kurrë nuk bien në sy të publikut. Por, ata janë rreperat me të cilët unë do të doja të punoja."
Kapërcimi i skepticizmit
Miki ka sjellë tashmë në skenë së bashku shumë herë rrepera dhe muzikantë klasikë. Ai thotë se nuk është çudi që muzikantët e orkestrës janë shpesh skeptik në fillim , duke qenë se ajo çfarë ata kanë dëgjuar për rrepin përmes medias ka qenë skandaloze. Miki thotë se ai ka si qëllim të krijojë një audiencë të re për klasiken." Megjithatë, muzikantët janë impresionuar se me sa kreativitet dhe fuqi teknike e paraqesin rreperat punën e tyre.
Ai ka filluar disa projekte muzikore të quajtura “Opus 1 dhe “Moment With...”, “Opus 1” është një projekt simfonik i hip hop-it në bashkëpunim me rreperat si Curse Megaloh, Chime dhe Mc Rene. Punët e këtyre grupeve mund të gjenden në një album online. Nga ana e tij Miki ka bërë rrep dhe ka krijuar për Opus 1, por rolet e tij kryesore ishin që të luante në violinë dhe të bënte orkestrimin. Për projektin “Moments with...” ,një seri koncertesh në Berlin, Miki përshtati këngë të artistëve si Erykah Badu ose Aloe Blacc muzikë për një ansambël.

Kur bëhet fjalë për muzikë rrep dhe klasike së bashku në skenë, Miki thotë se nuk ka kontradikta. Një këngëtar soul ose rreper patjetër që mund të luajnë me një ansambël klasik. Ato duhet vetëm të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Kjo është mënyra se si mirëkuptohemi për t‘i bërë të gjithë që të ndjehen si në shtëpi.
Territori familjar
Por shumë kohë përpara projekteve të Miki-t rrepi ishte huazuar nga muzika klasike, violinisti dhe MC thonë : "Hip-hopi ka përdorur shembuj të orkestrave botërore të muzikës. Vargjet dhe instrumetat frymore nuk janë të pazakonta në hip hop".
Në vitet e fundit , megjithatë , hip - hop është tërhequr gjithnjë e më shumë nga sallat e koncerteve klasike . Peter Fox, një rreper gjerman dhe anëtar i grupit Seeed , ka nxjerrë një album shumë të suksesshëm solo në vitin 2008 të quajtur "Stadtaffe" ( Qyteti majmun ) me mbështetje nga orkestra gjermane e filmit Babelsberg. Superstari amerikan Kanye West dha një koncert i bashkuar vetëm nga një orkestër harqesh , dhe shfaqja u nxorr në një album. Orkestra e Radio WDR ka bashkëpunuar gjithashtu me Rappers Maeckes dhe Plani B për të prodhuar një radio dramë concertante . Pra, rrap dhe klasikja janë shkrirë në fronte të ndryshme.
Miki tashmë po punon me "Opus 2", një koncert me violinë që përfshin pjesë rrap. Ai gjithashtu po planifikon të shkruajë një opera që ka brenda saj ndikime nga kultura urbane. Qëllimi i tij është që të pushtojë hapësirat klasike si operat për dhe me të rinjtë. Gjatë rrugës ai shpreson ta zgjerojë audiencën për muzikë klasike. "Unë ulem çdo ditë në një orkestër simfonike dhe kënaqem me çdo notë që luaj. Unë do të dëshiroja për shumë njerëz që nuk kanë lidhje fare me muzikën klasike që ta shijojnë atë aq shumë sa dhe unë”- thotë ai.

DW
Comments
Post a Comment