Shenjtëria e librave dhe zjarret
Një libër shumë më i vjetër se bukinisti plak që e
shiste, qe i djegur në njërin cep. Nuk e di se nga cczjarr qe bërë ashtu, por gjithësesi ai libër kishte qenë me fat
mbasi pati shpëtuar disi. Mu kujtua se zjarri i ka rënë shpesh në qafë librit
dhe gjërave të tjera që kanë lidhje me dijet. Dhe për dreq dy zjarre më kujtuan
Kinën dhe një tjetër, krejt i ngjashëm me ta, (dhe që padyshim
buronte po nga e njejta psikozë), më ktheu në qytetin tim të lindjes.
Ideatori i Murit kinez, Perandori i Parë Shi Huang Ti,
përpara se të fillonte punën për atë vepër, donte të ndalte historinë. Dhe që historia
të niste pikërisht nga vetë Ai. Për të realizuar këtë ambicie i duhej medoemos
që të mos egzistonin në kujtesën e njerëzve tremijë vite kronologji kineze me
Perandorin e Verdhë dhe Chuang Tzu, Konfucin dhe Lau Tzu. Dhe për këtë mallkimi
ra mbi librat e të gjashtë mbretërive të tij. U zhbi e u djeg, e bë shkrumb ccdo
fletë libri, u vranë kronikanët, u varën në kryqëzime rrugësh dijetarët, u
shkatërrua ccdo ditar i dinastive. Dhe kështu u fik memorja. Huang Ti do të
ishtë që nga ai ccast Perandori i Parë. .
Latinët thonë: Kohët përsëriten, përsonazhet ndërrohen.
Bash krejt aty ku pati qenë Perandoria e Huang Ti-së,
por shumë më vonë, njerëz të tjerë, urdhëronin nëpër Kinë që të digjej ccdo gjë
që ka lidhe me Perëndimin. Dhe hidhshin në zjarre, nëpër sheshe, ikona, libra,
enciklopedi, rroba të blera dikur, vepra arti, partitura muzike, komplete enësh
të dekoruara larg, rekuizita tetrosh të mbetura nga para luftës. Mes tërë atyre
zjarreve u hodh për tu djegur dhe një nga antikuaret më të rëndësishëm në botë,
Violina e Kuqe. Vjolina e prodhuar e vetme, (jo në seri si stradivarët) nga
Nikolo Busoti, në vitin 1681 në Kremona, udhëtoi nëpër botë dhe në 1793 mbërrinë
në vendin e muzikës, në Vienë. Pas rreth 100 vitesh, pra diku nga 1890 është në
katedrat e lektorëve të Oxfordit, si pjesë e shpjegimit të historisë së artit.
Pastaj se nga humbet e udhëton skutave të errta, nëpër duar të koleksionistëve
e matrapazëve që merren me antikuare, për të mbërritur si për fatin e saj të
keq, në Shangai të Kinës në vitin 1961, tashmë një violinë e plakur, bërë 180
vjecce. Dhe bash atëherë kur ishte më e rëndësishme, më e famshme dhe i duhej
kujtesës së botës së artit, Violinën e Kuqe e hedhin në një nga zjarret e mëdhenj
të Revolucionit Kulturor.
Në atë kohë, atëherë kur dridhej nga flakët kineze
trupi i Violinës së Kuqe, mijra kilometra larg prej atje, në qytetin tim të lindjes
qenë ndezur po të njëjtat zjarre. Njerëzit kujtojnë se si mbërrinin nga të katër
anët, nga kishat e fshatrave, karroca të ngarkuara ding me libra. Koleksione,
enciklopedi, filozofë të Greqisë dhe Romës së lashtë, poetë, dije nga më të rëndësishmet,
histori, kultura arti, jetë plot travaje të artistëve, kompozitorët e mëdhenj,
albume arti, libra heraldike me stema dhe logo, koleksione filatelie, letërsi
epistolare, modele herbariumesh, vepra të rëndësishme teologjie, kryeveprat e
letërsisë antike, histori teatri. Dhe ashtu, të gjitha, pa shpëtuar asnjë, shkarkoheshin
dhe me lopatat e mëdha hidheshin në zjarrin që bëhej përherë e më i madh. Rreth
atij zjarri, (prushi i të cilit bëri tre ditë të fikej), hidhnin valle të kapur
përdore dhe këndonin si këngë xhindësh kapterrët e largët. Gëzonin gjithë hare dhe
brohorisnin fëmijët që s’kishin parë kurrë në jetën e tyre zjarr aq të madh.
Por diku pas tyre e në heshtje, trishtoheshin disa të tjerë, pikëreisht ato që
e njihnin më mirë se kushdo shenjtërinë e librit dhe bekimin e tij të dijes.
Comments
Post a Comment