Posts

Showing posts from February, 2014

Viktor Hygoi, pena tragjike e një humanisti

Image
Nga Albert Vataj Krejtçka na lidh me Viktor Hygoin, këtë personalitet të njimendtë të letërsisë, është ajo afri delikate e një shpirti rrapëllitës, i një pene tragjike që predikoi humanizmin si fe e gjithëkohësisë. Akti i krijimit, u shugurua prej tij si shërbesa e perëndishme e romantizmit. Ai lindi më 26 shkurt të vitit 1802, plot 212 vjet nga atmot. Franca e stuhishme priste atë që do të prekte zenitin si poet, dramaturg, novelist, eseist, artist vizual, burrë shteti, Viktor Hygoin, deshtazi, aktivistin e zellshëm të të drejtave dhe lirive të njeriut. Përpos të gjithash, ligjëruesin buzëhollë, poetin e patëdytë, vazhduesin e spikatun të romantizmit. Hygoi ishte dhe mbeti një shëmbëllesë e një pene tragjike me sharm humaniteti. Në galerinë e veprës, përcjellim kjartësisht si figurë qendrore njeriun e mitizuar në Sizif. Ngarëndja për të rrëmuar mes rrënojave të kohës, e për të ç'burgosur së andejmi gologotën e mundimshme të njeriut që gjen tek sekush vetveten, e beh atë gjit

NË EUROPË I KTHEHEN SKËNDERBEUT

Image
Edhe një lajm i keq për “skënderbegoskeptikët”: në Europë i kthehen Skënderbeut. Ribotimi më i ri që qarkullon kohët e fundit në Francë është “Histori e Skënderbeut - hero i Europës së krishterë” (bot. Trident) i autorit tanimë klasik Camille Paganel. Paraqitja që e shoqëron vjen e nënshkruar nga Jean-Gilles Malliarakis, politikan dhe publicist. Pse-në tjetër të kësaj përzgjedhjeje për ribotim lexuesi mund ta kuptojë prej paraqitjes nga Jean-Gilles Malliarakisi me titull: “Europa e krishterë duhet t’i njohë heronjtë e saj”. Është një pse që tërthorazi zbulon edhe në atdheun e Skënderbeut diçka nga mbrapavija e kamufluar keq e antieuropianizmit të “skënderbegoskeptikëve” për ç’i përket atij vetë dhe për ç’u takon qëndresës dhe luftërave të tij. Për autorin Camille Paganel (1797-1859) mund të shtohet: ka qenë politikan francez, njëherësh historian, autor i një numri jo të vogël veprash, ndër të cilat: “Shkurtore e historisë romake nga L. Aenea Flori” (1828), “Vësh

Ngjashmëritë e të kundërtav te Waugh dhe Orwell

Image
0 0 Për shumë kohë edhe në botën anglo-saksone është besuar nga shumëkush se Waugh dhe Orwell e përjashtojnë njëri-tjetrin. Tani besohet se Waugh dhe Orwell janë dy shkrimtarë me të njëjtën fytyrë dhe koha jonë ka nevojë më shumë se kurrë për të dy. 1. George Orwell dhe Evelyn Waugh janë ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë angleze të shekullit të njëzetë. Të dy të lindur në vitin 1903, në një shtresë pak a shumë të rehatshme të shoqërisë së obsesionuar klasore të Anglisë. Rrallë mund të gjesh shkrimtarë më të ndryshëm nga njëri-tjetri sesa G. Orwell dhe E. Waugh. Në jetën dhe në fatin e tyre letrar dhe njerëzor. Në bindjet e tyre politike dhe në temperament. Waugh arrin që të ngjitet në shkallët më të larta të shoqërisë angleze, ndërsa Orwell zgjedh shpeshherë që të jetojë si një njeri barbon, tramp, si një protestë ndaj shoqërisë konvencionale dhe hipokrite. Waugh, për nga bindjet politike është shkrimtar i djathtë, mik i ngu

Stefan Cvajg, pena shkëlqimtare e korifeut të letërsisëste

Image
Përvjetori i tragjizmit të 23 shkurtit të vitit 1942 Nga Albert Vataj E pashoqe ishte ajo penë, kushtruese rrapëllima e atij shpirti, fatale, të mbramët e frymës së tij. Stefan Cvajg mbamendet në dëshirimin e ëndjes për të bukurën, si vetanaku i shkëlqimimit që rrezëlliti dielli i tij nëpër terrin dhe kthinat tinzare ku strukeshin tutet djajt e perëndishëm të letërsisë. Me yshtjen e tij rrëfimtar, ai kapërtheu tonalitetet e të gjithë ngjyresave që sendërtonin jetësoren e ndërkohjeve të ndryshta të atyre mendjeve që amshuan me gjenialitetin e tyne. Të gjitha bukuritë që përmbushën një vullnesë hyjnore të njeriut në bashkëjetesën e tij me vetveten dhe botën, nuk mund të zhbëheshin pa u ndeshur me qëndismat e jashtëzakonshme, me të cilat Stefan Cvajg thuri individualitete dhe karaktere që do të vezullonin nga kjo bërthamë shndritëse rrëfimtare. Në kërkim të botëve të trazuara që daltuan me kujdes memorien e qytetërimit dhe mprehën me zemëratën e zjarrtë të rrufeve majat e ku

Havzi Nela, zani kushtrues i një shpirti ngadhnjimtar

Image
80-vjetori i lindjes së poetit disident Nga Albert Vataj Në ndërmendjen e përvjetorit të lindjes së poetit, tuj kumtu mirënjohje për krejtçfarë ai e shkroi me gjak mbrojti me kalvar, ngucemi tash me rijetu copëza të atij mundimi të pashoq hekash dhe lëngimesh që gjaset me i gatu vetëm havani i terrtë i kobit të kuq. I vetmi krim që ky za kushtrues kishte konsumu, dhe për të cilën ai shkoi në litar 26 vjet më parë, ishte vullnesa për me ia kushtu veten mish e shpirt shërbesës së fjalës së lirë. I pamposhturi i kushtrimit të lirisë, i kumtit ngadhnjyes të poetit, ishte Havzi Nela. Varra e mbrame e bishës në agoni. Zemra e thyeme e një shtati të drobitun. Zani gjëmues i një shpirti ngjadhnjimtar. Sot 80-vjet më parë një e qarë fëmije do të këndellte një tjetërqysh kreaturë jetësimi në qiellin e rrëzuar mbi pullazet e majeve në Kollovozin të Kukësit. Një shkulm flakadani do të gjëmonte në oxhakun e asaj votre, tuj ysht një të shtënë lumnie që theri përmes terrin e asaj nate k

Mikelanxhelo i perëndishëm dhe misteri tokësor i krijimit

Image
Tash, 450 vjet nga vdekja e piktorit, skulptorit, arkitetkit dhe poetit të rilindjes italiane, Mikelanxhelo Buonaroti Nga Albert Vataj Kurrnji mëdyshje nuk orvatet më iu qas të drejtës së sekujt për ta konsideruar Mikelanxhelon, i perëdishëm. Veprën e tij shëmbëllen kumtin e tokësores, ngasun prej dalldisë së krijimit nga fryma e shenjtë. Gjithëpoaq, pakgjë e punës përgatitore, lënda jetësore të këtij mjeshtri të penelit dhe daltës ka mbëtur, në ndërkohjen e tij, e më së paku, në dëshmimin e të tashmes. Si çdo gjeni tjetër i asaj ndërkohje, i mëhershëm ose i mëpastajm, një mantel misteri u rri përmbi. Mëdyshje dhe hamendjet, munden sakaq me e thur cohën e tyne të njëmendtë, me kast me e mbulu krejtçka deri te kurorëzimi i veprës. Behin saora turlilloj sajesash dhe qëmtesash, të cilat duke u sendërtu përplot ojna e gajle, e turbullojnë pa mund të tashmen e të lëkundurve në besi. Nëse për Shekspirin nuk nguruen prej atyne shërbestarëve të dyshimit, që tuj hedh baltë mbi krijimt

Immanuel Kant, kumtuesi nistor i filozofisë moderne

Image
210-vjetori i vdekjes së filozofit, Immanuel Kant, kësaj embleme të fillesës së filozofisë moderne Nga Albert Vataj Mendimi filozofik ka të themeltë kjartësinë, dritën që dyndët me shpërn da terrin që ka ngërthy njeriun nëpër ndërkohje të herta, kur ai ngucatej nga mendimi dhe çorollepsej prej mëdyshjeve. Kësisoj, kjo pamje do të ishte e dendur në pikëpyetje pa kumtimin që mëkoi gjenialiteti kurajoz i Immanuel Kant. Tash 210 vjet më parë, e mori atë yshtja e amshimit, pikërisht më 12 shkurt 1804 duke mërmëritur "kjo është e mira" (Es ist gut). Vrastari i këtij gjeniu të pamatë të mendimit, ishte një formë e "coma vigil", një grabitës gjumi. Mbi varrin etij do të shkruhen fjalët e "Kritikës së arsyes praktike": "Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua". Kujtohet në të përgjithmonshmen, ndër mendimtarët e arsyes së kulluar dhe shtresimi më i qenësishëm i filozofisë gjermane dhe asaj t’përbotshme. Immanuel Kant u lind më 22 pril