Posts

Showing posts from April, 2014

12 tiranët më të mëdhenj të historisë

Image
GazetaExpress E mërkurë, 23 Prill 2014 11:58 ​Dionisi i Sirakuzës (430-367 para Krishtit) “Njeriu më i mjerë që qeveris shtetin më të trishtë”, kështu e përshkruan filozofi Platon, pasi e ka njohur personalisht (dhe pasi ishte shitur nga ai si skllav), Dionisin e Sirakuzës, tiranin më të fuqishëm të botës greke. Ishte kaq i pamëshirshëm sa që, Aristidhi i Lokrit, të cilit tirani i kishte kërkuar dorën e së bijës, ishte përgjigjur që do të kish preferuar më mirë ta shihte të vdekur. Dionisi, si reagim urdhëroi që të vriteshin të gjithë bijtë e tij, por përsëri Aristidhi nuk pranoi t’i japë të bijën. Dionisi i Sirakuzës është konsideruar prototipi i tiranisë, (si kundërvënie ndaj demokracisë). Ishte gjithashtu një prej të parëve viktima të dokumentuar të të ashtuquajturës “paranojë e pushtetit”: thuhet që nuk lejonte askënd, as edhe fëmijët e tij, që të hynin në dhomën e tij pa u kontrolluar më parë, as edhe të përdoreshin gërshërët për të prerë flokët: majat e flok

Uilliam Shekspir, shkreptimta më dritëlëshuese në qiellin e dramaturgjisë

Image
Nga Albert Vataj Edhe tash, në 450-vjetorin e lindjes, ai mbetet shkreptima më dritlëshuese e dramaturgjisë, tingëllima më larushitëse e sonatave, me e qenësishmja lojë e aktrimit në skenën anglëze. Ai kishte pararendës themelet e botëve antike dhe traditën, epokat e përtëritjes përmes ligjërimit. Dishepujt i kishte panumërt, doktrinar, zotër dhe shëlbyes të shpirtit dhe tempit të epokës. Letërsia britanike, dramaturgjia, krejt bota e letrave, do ta mbajnë si kremtimin më solemnt të kumtit artistik. Gjeneratat do të përulen para këtij shërbestari me përunjësi, të bindur se ai meriton më shumë. Magjepsja e krijimtarisë që la, guxojnë të na japin gjithnjë atë shkëlqim, që mundëson kjartësimin dhe njohjen me njeriun dhe botën e asokohëshme dhe deshifrim i botkuptimit të gjithkohjes së njerëzimit, i cili persiat vetveten, rrapëllitet në vorbullën e kohës, sipërfaqet dhe rrok të hyjshmen e së tashmes. Më i madhi i të mëdhenjve të dramës Letërsia pa Shekspiri është si një

Zëri tjetër – Octavio Paz

Image
Në kohën kur shkruaja këto mendime, kujtova edhe njëherë tjetër, jo pa ndonjë melankoli, betejat dhe përkrahjen që u bënë disa poetë, shkrimtarë dhe artistë, e ndërmjet tyre edhe unë. Në vitet e mia rinore u përballëm kundër “realizmit socialist,” një dogmë që synonte të nënshtronte letërsinë nën urdhërat e një shteti dhe një partie, të cilët në emër të çlirimit të llojit njerëzor, ngrinin përmendore për lavdinë e kërbaçit dhe çizmes. Më vonë nisën polemikat për “poezinë e angazhuar”. Nëse idetë e Sartrit ishin të pështjelluara, interpretimet në të cilat dhanë pretekst, veçanërisht në Amerikën Latine, ishin helmatisëse. U desh të dezinfektoheshin me kritikën. Nuk pendohem për ato beteja, ia vlenin mundimin. Artet dhe letërsia gjenden sot të ekspozuara në një rrezik të ndryshëm: nuk u kanoset ndonjë dogmë apo ndonjë parti politike “mendjemprehtë”, por një sistem pa fytyrë, pa shpirt dhe pa drejtim. Tregu është ciklik, pa fytyrë, asnjanës dhe i paepur. Disa do më thonë që me
Image
Takimi im me Garcia Marquez-in Gabriel Garcia Marquez është një prej shkrimtarëve më të dashur, cili do prej nesh që mund të prek një prej veprave të tij e quan veten me fat, por fatin ta takoi atë nuk e ka pasur secili prej nesh. Mira Meksi, shkrimtare dhe përkthyese e mirënjohur, por edhe shqipëruese e veprës së Maquez-it në shqip, ka pasur fatin e madh ta takojë atë. E ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” ajo ka treguar detaje, të pathëna deri tani, nga takimi me shkrimtarin e madh kolumbian. Pandi Gjata: Do ta nisim këtë bisedë me takimin tuaj me Marquez-in në fillim të viteve ’90 ku ju ishit në Spanjë. Keni shkruar pasthënien e një prej veprave të tij më të rëndësishme, siç është “Dashuria në kohën e kolerës”, por jo të gjitha detajet e atij takimi i keni rrëfyer në këtë vepër, apo jo? Mira Meksi: Sigurisht që jo, përderisa ishte një takim rreth 90 minuta, më tepër që bëhet fjalë për një përshkrim të këtij takimi në vitet ’9