Miti i Coco Chanel prezantohet në Hamburg
Si do të ishte moda sot pa Coco Chanel? Ajo krijoi ‘fustanin e vogël të zi’, të cilin e veshën njerëz të famshëm në gjithë botën. Një ekspozitë në Hamburg i kushtohet Mitit Chanel‘.
Sigurisht që Coco Chanel nuk mund të akuzohet për mungesë besimi. "Ky fustan i thjeshtë do të jetë një lloj uniforme për femrat me shije", tha stilistja franceze për lexueset e revistës së modës amerikane "Vogue" në vitin 1926. Chanel ishte duke folur për legjendarin ‚fustan të zi të shkurtër‘, që mund ta gjesh edhe sot në variacione të ndryshme në garderobën e shumë femrave.
Chanel nuk ishte ajo që krijoi fustanin, por këtë ajo e ktheu në modë klasike. Me prerjen e shkurtër dhe të gjithin të zi, Channel theu tabutë e shoqërisë, që deri atëherë femrat ishin të mbuluara dhe ngjyra e zezë përdorej më shumë nga shërbëtorët. "Vogue" ishte e bindur dhe shkruajti: "Këtë fustan do ta veshë gjithë bota."
Miti "Chanel"
E më saktësisht më vonë femrat në gjithë botën veshën fustanin e Chanel. Dhe jo vetëm fustane, por edhe kostume, çanta dore dhe bizhuteri. Kush nuk ishte ende i ngopur me Chanel, mund të bënte për vete edhe një flakon parfum. I famshmi "Chanel N° 5". "Miti i Chanel" do të shfaqet në një ekspozitë në Muzeun e Artit dhe Mjeshtrive në Hamburg, nga data 28 shkurt deri më 18 maj 2014. Kuratorët e ekspozitës kanë bërë gati më shumë se 70 krijime të Coco Chanel. Përveç këtyre do të prezantohen edhe punime nga stilistë të tjerë, të cilët janë frymëzuar nga Channel.
Gjithçka filloi me kapele
Gabrielle Chanel lindi në vitin 1883 dhe pas vdekjes të së ëmës më 1895 vajza e re u rrit në një jetimore. Atje ajo mësoi profesionin që më pas do ta bënte të famshme – rrobaqepsinë. Emrin e famshëm "Coco" ajo e mori më vonë, kur punonte si këngëtare në një kafene. Dashuria e saj ishin moda dhe muzika. Në vitin 1910 ajo bëri hapin e parë të madh në karrierën e saj: Coco Chanel hapi në Paris një dyqan kapelesh. Më 1913 hapi një butik dhe dy vjet më vonë një shtëpi mode.
"Femra e re"
"Unë i kam ridhënë lirinë trupit të femrës", tha stilistja gjatë një interviste. Në vitet 20' femrat tregonin më shumë lëkurë dhe rrezatonin vetëbesim. Korsetë ishin gjëra të vjetra. Chanel me krijimet e saj nxorri në pah feminilitetin dhe kënaqi shijet e asaj kohe. Krijimet e saj ishin të thjeshta dhe elegante, të rehatshme dhe me stil. Mbi të gjitha Chanel ishte autentike.
„Veshjet bëjnë njeriun“, thotë shprehja. Sipas kësaj shprehjeje Coco Chanel në vitet 20‘ krijoi veshjet për ‚Femrën e re‘. Me vdekjen e ikonës së modës Coco Chanel në vitin 1971 përfundoi edhe miti i saj. Sidoqoftë marka Chanel u ngrit sërish në vitin 1983 pasi stilisti gjerman Karl Lagerfeld mori drejtimin artistik të shtëpisë së modës.
DW
Comments
Post a Comment