Posts

Showing posts from October, 2015

Atë Gjergj Fishta gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare

Image
Atë Gjergj Fishta ishte figurë qendrore e veprimtarisë politike dhe artistike, klerike dhe diplomatike të asaj kohe. Roli dhe kontributi i tij në ato vende ku ai behu si një zë, ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare. E pamatshme është vepra e tij. Gjithçka që rreket me formësojë përmbledhtazi jetën dhe aktin e tij krijues, do ta kishte të pamundur ta përfshinte të gjithin në këtë përqafim dëshmimi. Ai ishte një univers, ishte një rast i përjashtuar nga logjika e krijuesit. I lindur për të qenë një i jashtëzakonshëm, ai e ndërtoi këtë mit, pikërisht atë që na qaset sot në nevojën gjithnjë të pashterrur për ta përvetësuar si kapacitet, si vlerë dhe si një fenomen. At Gjergj Fishta, ishte i pari shkrimtar shqiptar i propozuar për çmim Nobel. Ai ishte dhe mbeti atëditë e sot një një figurë poliedrike, i pashok në gjithë galerinë e korifejve që kanë zënë vend në panteonin e nderit të Kombit shqiptar. Tek At Gjergj Fishta është ngjizur dhe ka marrë t

Sot 36-vjetorin i Nënë Terezës si laureate e Nobelit për Paqen

Image
“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri", ishte kjo përgjigja që Nënë Tereza i jep një kleriku të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për Paqen, kur ai e pyeti se nga ishte, Sot 36 vjet më parë, më 17 tetorin e vitit 1979, bamirësja e njohur me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Gonxe Bojaxhi, u ngjit në tribunën ku janë ngjitur njerëzit më të shquar të botës nga të gjitha fushat, veshur me sarin e grave të varfra indiane dhe e pranoi çmimin vetëm, sepse një pranim i tillë do t'u vlente shumë të varfërve të saj. ”Ndonëse u shmangej intervistave, që e bezdisnin, më 17 tetor 1979, kur u ngjit në Tribunën e Oslos, duke marrë në dorëzim Çmimin Nobel, të Lumes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiut iu desh të mbante një nga fjalimet më të rëndësishme. E Nënë Tereza tregon: “Duhet të them se pranoj të shkoj

Predikimi i fort të lumnuares Nënë Terezë për jetën

Image
Jeta është një mundësi: KAPE. Jeta është një bukuri: ADMIROJE! Jeta është një ëndërr: REALIZOJE! Jeta është një detyre: PLOTESOJE! Jeta është një loje: LUAJE! Jeta është një mister: NJIHE! Jeta është një premtim: MBAJE! Jeta është një dhimbje: KAPERCEJE! Jeta është një kënge: KENDOJE! Jeta është një lufte: LUFTOJE! Jeta është një aventure: SFIDOJE! Fryti i heshtjes është: LUTJA. Fryti i lutjes është: BESIMI. Fryti i besimit është: DASHURIA. Fryti dashurisë është: SHERBIMI.

Mona Liza dhe Madalena Doni, një përballje e titanëve të Rilindjes

Image
Një shikim i shpejtë nuk e ka të vështirë të gjëjë të përbashkëtat e këtyre pikturave. Të veçantat dhe ngjashmëritë e dy kryeveprave të dy gjenive të Rilindjes italiane, Leonardo Da Vinçi dhe Rafaelo, dëshmojnë më shumë se sa fshehin një histori të bashkëkohësve, të dy mjeshtrave që u pavdeksuan me veprën e tyre dhe hyjnizuan me bekimin e penelit këto zonja fisnike. Studiuesit qasen t'i lidhin këto dy punë, jo vetëm nga tërësia e elementeve përbërës të pikturave, por edhe nga historia e zanafillës së tyre. Të gjithë dakordësohen se është Rafaelo ai që ka sjellë një Madalena Doni e cila merr shkas nga Mona Liza e famshme e Leonardo Da Vinçit. Pëshpëritet se Rafaelo e ka parë punën e Leonardos në studion e këtij të fundit, ndërkohë që ishte e papërfunduar. Këto vepra i lidh jo vetëm ngjashmëria e subjekteve, por edhe homogjeniteti i dukshëm stilistik. Nuk është kopjim por një hop i rëndësishëm që shënon fillimin e pjekurisë artistike të Rafaelos. Natyrisht që veshjet dhe aspe

Fridrih Niçe, ky gjeni sa i urryer aq dhe i keqkuptuar

Image
Nga Albert Vataj Mendimi filozofik, bota e artit sot më 15 tetor kremtijnë ditëlindjen e Fridrih Niçe, gjermanit që guxoi si askush dhe triumfoi mbi gjithçka, atij që lindi mbinjeriun dhe përqafoi amshimin me afshin e stuhisë. Është një nga filozofët më të shquar gjermanë me origjinë Polak i shekullit të XIX. Aim biri i një pastori protestant, mbamendet si një kritik i ashpër i Krishtërimit dhe religjonit në përgjithësi. Qëndrimet ndaj idealizmit gjerman, feminizmit dhe modernizmit në përgjithësi e zhvendosën atë një një terren armiqësor. Ai konsiderohet si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike. Ai është urryer, adhuruar, keqinterpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kësaj dite filozofi më i vështirë për t'u kuptuar. Plot 171 vite më parë ai erdhi në jetë nga Carl Ludwig Nietzsche një baba pastor dhe ish-mësues dhe Franziska OEHLER. Ai ishte fëmija i parë i çiftit që do të pasohej nga dy fëmijë të tjerë: një vajzë, Elisabeth Förster-Niçe, e lindur më 1846, dhe dj

Operas e re Oslos, magjia e një sfide arkitekturore

Image
Snøhetta është një grup ndërkombëtar i arkitektëve, arkitektëve të peizazhit, dhe disenjatorëve të interiereve me zyra në Oslo, Norvegji dhe New York City. Firma u themelua në vitin 1989 nga arkitektët Norvegjezë dhe   nga Los Anxhelosi. Ata e quajtën firmën Snøhetta sipas një mali të madh në Norvegji. ­­­­ Qeveria e re ka synuar që Opera House të bëhet një pikë referimi kulturore për Norvegjinë. Ata nisën një konkurs ndërkombëtar dhe ftuan publikun për të shqyrtuar propozimet. Nga 350 aplikime për të marrë pjesë, ata zgjodhën firmën norvegjeze të arkitekturës, Snøhetta. Arkitektë nga Snøhetta propozuan një ndërtesë që do të bëhet një pjesë integrale e qytetit. Lidhur në tokë dhe në det, Opera e re duket se do të ngrihet nga fjordi. Peizazhi i skalitur do të bëhet jo vetëm një teatër për opera dhe balet, por edhe një shesh publik të hapur për vizitorët. Së bashku me Snøhetta, ekipi i projektit përbëhej nga: Teatri Design: Këshilltarët e Teatrit për Projektin Projektuesi