Raffaello, meteori i Rilindjes, gjeniu i harmonisë dhe forcë së ngjyrës


Nga Albert Vataj

Ai datëlindi dhe datëvdiq më 6 prill. Sot Raffaello Sanzio da Urbino kremton 532-vjetorin e lindjes dhe në memuarin e artit, shënon 495-vjetorin e vdekjes, shuarjes në moshën 37-vjeçare, moshë e cila nuk e ndali të ishte një prej meteorëve të Rilindjes dhe gjeniun e harmonisë dhe forcës së ngjyrës.
"Ky njeri që donte jo vetëm njerëzit, por edhe ata të cilët natyra i kishte dënuar me mungesën e arsyes, gjithkund rrotull tij bënte që të mbretëronte harmonia dhe qetësia", është ky përkufizimi që derdh në shkëlqim Vasari i famshëm, një prej mjeshtrave të Rilindjes në Art.
Raffaello Sanzio da Urbino (6 Prill ose 28 Mars 1483 – 6 Prill 1520), njohur thjesht si Raphael, ishte piktor dhe arkitekt italian i Rilindjes. Puna e tij admirohet për qartësinë e formave, thjeshtësinë e kompozimit dhe arritjeve vizuale të idealit neoplatonik për madhëshinë njerëzore. Bashkë me Michelangelo dhe Leonardo da Vinci, ai plotëson treshen tradicionale të mjeshtrave të asaj kohe. Raphael ishte jashtëzakonisht prodhimtar, dhe, pavarësisht vdekjes së tij 37 vjeç, la një numër të madh punësh.
Ishte shumë ndikues gjatë jetës. Pas vdekjes u eklipsua nga rivali i tij i madh Michelangelo, deri në vdekjen e këtij të fundit, kur arti më i qetë e me cilësi harmonike i Raphael u konsiderua përsëri si modeli më i lartë.
Disa nga veprat e tij i gjejme edhe sot ne Vatikan e Firence. Ai njihet per portret e tij dhe pikturat e tij te famshme si : Ser George dhe dragoi, Madonna e lendines, Shen Katerina e Alexandrise, Galatea, portreti i papes Julius 2 etj.





Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk