Vaçe Zela, kumbimi dhe emocioni i këtij zëri vazhdon të magjeps
Nga Albert Vataj
Sot 76-vite më parë lindi Vaçe Zela (7 prill
1939, Lushnjë - 6 shkurt 2014, Bazel) këngëtare ikonë e skenës shqiptare, zëri
befasues i forcës dhe virtuozitetit të skenës. Ishte dhe mbeti e
papërsëritshme. Kumbimi dhe emocioni i këtij zëri vazhdon të magjeps jo vetëm
nostalgjikët por edhe gjeneratën e re të këngëtarëve dhe artdashësve. Forca
kumbuese, thellësia dhe aftësia depërtuese bënë që ky dëshmim i artit shqiptar
të rrëmbej edhe interesin dhe vlerësimin në arenën ndërkombëtare. Ajo e filloi
karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi
Festivalin e Këngës. Me këngën Fëmija i parë, ajo dëshmoi se një idhull i
muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj
është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata,
balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku
ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.
Kujtesa jone
kolektive eshte e gjymtuar prej egos se njeriut bashkekohor, i cili duke u
ndjer plot energji krijuese dhe me nje shpirt flakatar protagonizmi, e ka ta
pamundu te ngjit aq lart per te vendosur qofte edhe nje mirenjohje mbi mermerin
e ftohte te Panteonit ku ruhet shkelqimi i atij dielli qe na ngrohu zemren dhe
na mbush me mall kujtimesh.
Një ndërmendje e
mbushur përplot nderim dhe respekt shkon për çdo copëz kujtimi që përbashkon me
kohën kur rregëtoi ndër zemra ky zë, kjo qasje virtuoze e skenës së këngës.
Comments
Post a Comment