Albert Vataj dhe Flor Nuhu, kolegë dhe miq, përtëritje e përvojës dhe mirësisë




Ai është një djalë i ri dhe i papërtuar në punë, por mbi të gjitha është shumë interesuar për përvoja jetësore, tematikë për të cilat flasim ndërsa impenjohemi për angazhimin e përditshëm profesional.
Në përvojën time afro 20-vjeçare në shtypin e përditshëm, kam patur një marrëdhënie të mrekullueshme me kolegët, me të cilët na ka bashkuar dhe na ka ndarë angazhimi në media. Me ta kam këmbyer veç përvojës profesionale dhe asaj kulturore, edhe përvojën jetësore. Kjo e fundit duket se për ta ka patur vlerë, sepse edhe sot, kur një pjesë prej të cilëve që kam punuar në gazeta, kanë ç'të tregojnë, bisedat, e pse jo dhe këshillat. Unë i falënderoj dhe i jam mirënjohës sepse nuk kanë reshtur së kujtuari, së përmenduri, së vlerësuari. Nuk ka qenë vetëm mosha ime ajo që më ka avantazhuar në këto marrëdhënie, në këtë shoqëri, në këtë rritje profesionale, por dhe dashamirësia për të qënë gjithnjë pranë tyre, kur ata kanë patur nevojë, kur atyre u duhej t'i zgjatej një një dorë për ndihmë.
Ju përshëndes miq dhe koleg kudo që jeni dhe ju uroj veç të mira


Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk