Sharl Bodler, alkimisti i shpirtit, ai që mbrujti baltën dhe bëri flori
Sharl Bodler (9 prill 1821 - 31 gusht 1867), është
alkimisti i shpirtit, ai që mbrujti baltën dhe bëri flori Ai mbeti një ndër
poetët më të rëndësishëm, krijimtaria e të cilit plazmoi gjurmët e para të
modernizmit, dhe hodhi hapin vendimtar të një ndryshimi epokal në Francën që
druhej nga amoraliteti dhe përpëlitej në mëdyshjet e transformimit.
Ishte shekulli XVIII, e përfshirë nga shtjella
historike më rrapëllitëse që koha kishte hedhur si një shtërngatë egrashe mbi
kokën e poetit rebel dhe kritik fin, Sharl Bodler. Një jetë me fëmijëri të
cergët, e cila do të zbonte më pas një rini dhe në tansi, një kapërcyell mes
njeriut dhe artistit, plot vese të Bodlerit. Ishte Franca, padyshim ajo e artit
avangard dhe e mendimit iluminist, e kolosëve të letërsisë, mbi tabanin e të
cilit po ngrihej një sistem vlerash dhe shijesh estetike, ku ai kryerendte.
Albert Vataj
Comments
Post a Comment