Posts

Showing posts from May, 2018

Martin Camaj, shërbestari vullnetmirë i shqipes

Image
Nga Albert Vataj Njëzet vjet më parë do të shuhej një prej pishtarëve më kulmues të shqipshkrimit. Një zemër e tretun tuj shndrit u ndal për me lan mbasvedi, vullnesën e mirë të endun me përkujdesin që diti vetëm ai për me e dëshmu. Martin Camaj me mbylljen e syve, ndal kandën për me shkel në tokën amë, por kurrkush dhe kurrqysh nuk e vuni nën fre dritimin që feksi ai ndër shqiptarë dhe yshtja e pashoq që u ngas për njëmendësimin e njohjes dhe pranimit të veprës së tij dhe dialektit geg, që ai lëvroi me parmendën e rand të mërgimtarit. Camaj, megjithëse në të gjallët e tij nuk i’u dha e drejta të shkelte në tokën amë, për kurrnji moment nuk u shqit shpirtit të lënduem dhe plagëve lënguese të shqiptarëve.   Në dheun e marrun borxh, ku dhe u tret mishi dhe prehen kockat e tij, ai si një Sizif u ngjit majës së përfaqësimit të shqipes. Një prej mëtimeve ngadhënjyese dhe vetëmohuese, pamëdyshje mbetet lëvrimi i gegnishtes, dhe arbërishtes. S’andejmi ai mundi me dëshmu botnisht mb

Politika, arti i llafollogjisë

Teknikat - Dy nga teknikat e përdorura për të ndaluar miratimin e ligjeve të padëshiruara kur nuk ke shumicën për t’i rrëzuar ato, janë: a) fjalimet tepër të gjata dhe të pakuptimta dhe b) propozimi i mijëra amendamenteve për ligjin në diskutim, gjë që e bën thuajse të pamundur përfundimin e procedurës, pasi vetëm leximi i amendamenteve të propozuara kërkon shumë kohë. Këto teknika përdoren në vende normale. Në Shqipëri, në një rast është përdorur një teknikë më pak normale, kur opozita ia doli me dhunë të bllokojë foltoren e Parlamentit gjatë diskutimeve për reformën zgjedhore disa vite më parë. Mazhoranca i mblodhi deputetët e vet në një sallë tjetër dhe e konsideroi ligjin të miratuar. Deputetët që arritën të flasin 24 orë pa ndërprerje Fjalimet për të humbur kohën, të njohura si filibaster, ndoshta do të kthehen një herë në politikën amerikane. Po si mund t’ia dalë dikush të flasë gjithë ditën? Ti ngrihesh para kolegëve tuaj, kruan fytin dhe përgatitesh për të folur. Përgj

Bekim Fehmiu, princi i popullit të përçmuar

Image
Në Beograd, të martën e datës 15 qershor 2010, me të shtëna revolveri, në symbyllje, u vetëvra aktori Bekim Fehmiu. Ai ishte shtatëdhjetë e katër vjeç, vite të cilat nuk janë tipike për vetëvrasje. Ishte i pari aktor i Jugosllavisë së atëhershme me reputacion ndërkombëtar. Me bukuri apoloniane dhe i talentuar si Orfeu. Ka regjistruar mbi pesëdhjetë filma, në të cilët ka luajtur rolet kryesore. Ka aktruar te “Odisea”, bashkë me Irenë Papas, tek “Dezertori” me John Huston, te Leja për të vrarë me Ava Gardner dhe Dik Bogart, te “E dashura ime Libera” me Claudia Cardinale-n, te Salon Kitty me Helmut Berger… Por gjithsesi, publiku ynë më së shumti e mban mend në rolin e Belog Bore në filmin e Aleksander Petroviçit, “Mbledhësi i puplave”, me atë skenën kur i përgjak duart e veta duke shkatërruar shishet në tryezën e kafenesë. Bekim Fehmiu ishte aktori i parë kosovar që u shkollua në gjuhën shqipe, nga shkolla fillore deri në provimin e maturës. Pas gjimnazit ai u pranua si anëtar

Valbona, kjo ngasëse “mëkatare” e alpeve

Image
Nga Albert Vataj Prej qyshkuri dhe pajada, jemi kredhur nëpër udhëpërshkrues të ndryshëm dhe qëmtues   symprehtë . Nëpër gojtar më namë është çapit mbamëndja e alpeve, këtij Babel të natyrës shqiptare. Tash kur vullnesa për zotërim është një sfidë kandashumë e sekujt, e kur mundësitë zënë e binden yshtjes plot amë dëshiruese, kurrgja nuk mbetet përjashtë. Kurrqysh nuk druhet, përkushtimi për me pas atë që dëshiron, prej asnjë kufizimi a ndalesave të çfarëdoshme që të brof befas e ta drithëron kurmin. Në këtë mërmërimë dhe ofsham nuk mundet me u struk gjithherë dëshira. Tuj i dhan krahë dhe turr, qiellin duke i'a lëshu me pash dhe pafundësinë duke e hapërda horizonteve, vullnesa të gufon e ty s'të mbetet tjetër zgjidhje, vetëm bindja. Nesër do të ikim në Valbonë, e lëshova këtë togfjalësh si dorashkën për dyluftim, në tavolinën mbramsore. U tha, u ba! Turravrap në kaplimin bjeshkator Shkodrën e kishim trampolin në përpushjen e hovshme përnga lartësitë e alpeve.