Posts

Showing posts from February, 2022

Albert Vataj: Përpjekja për të qenë njeri i mirë, kjo është ajo që na i tregon caqet që ne mundim të përshkojmë

Image
Përpjekja për të qenë njeri i mirë, kjo është ajo që na i tregon caqet që ne mundim të përshkojmë, duke dëshmuar vlerën e epërme të misionarit në këtë udhëtim tranzit, për të cilën pak janë vullnetmirë të paguajnë, sepse çmimi me të cilin duhet blerë kjo është sakrifica. Albert Vataj

Albert Vataj: Në datëlinjen e një thesari të paçmim, Biblës së Gutenbergut, librit të librave

Image
  Nga Albert Vataj Bibla e Gutenbergut, një nga thesaret e rralla të njerëzimit u shtyp më 23 shkurt 1455, punë e cila nisi që më 1450. Johannes Gutenberg arriti të nxirrte në jetë librin e parë me pllaka metalike. E kush tjetër mund ta kishte atë fat veç librit të librave, Biblës të rrokte andjen e jetës për të qenë thesar në shpirtin e lartësuar në hyjni. Më heret librat kopjoheshin me dorë apo shtypeshin me pllaka të gdhendura druri, procese të cilat kërkonin muaj apo vite për tu realizuar. Johann Gutenberg shpiku një makinë shtypi që revolucionarizoi përhapjen e dijeve, ai u nxit nga qëllimi për shpalljen sa më gjerë e me shpejt të ideve për reformimin e Kishës. Ky eveniment shënon zanafillën e të atëherquajtur “Revolucioni i Gutenbergut”, i cili përftoj një nam të përmasave titanike në të gjithë perëndimin, dhe jo vetëm për shpejtësinë, cilësinë dhe parametrat e larta etike dhe estetike të botimeve. Bibla e Gutembergut është e shkruar latinisht. Johannes Gutenberg e vendosi këtë g

Poezi - Albert Vataj "Puthja e mbetun borxh"

Image
E dashtun, kur ti ike, u kujtova qi kisha harrue me t'puth Me t'dhan, ç'ka m'ban me krah, çdo t'lumen ditë E tue lyp se si e qysh, t'amlën puthje me ta çu Nji flutur hyn ku kjesh, e n'trinën e dors kadal mu ul Amanet i'a lash, e aja kah hyni, turraz iku e shkoi N'buz m'mbeti pak push e prush shkëlqimi prej saj Më sy e me zemër përmbas i'u vuna kah te ty u nis me ardh Ishalla t'gjen kah rrezja t'sheh tuj t'shndrit, e ta prun puthjen valë E dashtun, n'se flutra pshtjellon rrugë e te ty s'din me ardh Buzë t'paputhun ka me gjet, e borxhi s'ka me hup Prushi i njiksaj zemrë, zjerme ka me përpush ndër t'amlat buzë E di, andrra shkon me trazue, e kang t'paknume fort ka me nguc Deri at'her çdo lule qi n'ty përngjason, fort kam me e and Çdo taft, t'amlin e shpirtit me afsh kam me e mëku Me buzën qi m'përvlon jes tue t'prit i xanun n'faj Shpaloj pendët e diellit e me dritë, andjen teme mallshë

Receptimi i shkrimit të gegërishtes në poezinë shqipe postmoderne, në poezinë e Albert Vataj-t

Image
  Nga Emrije Krosi Është e pamundur ta kuptosh një poezi pa gjuhën e saj. Gjuha është  produkt shoqëror  dhe  sistemi semiotik i saj,  përdoret si mjet themelor i komunikimit në shoqërinë njerzore. Gjuha trasmenton mjë mesazh përmes  funksionit poetik  (Jakobson: 1982), edhe përmes shumë funksioneve të tjera gjuhësore, përmes  dysisë së saj : formë/përmbajtje. Vetë gjuha ka  karakter krijues . Duke përfshirë në këtë studim edhe  marrdhënien apo receptimin e gegërishtes në poezinë e sotme shqipe  postmoderne, si një pjesë e shkrimit të kësaj gjuhe (apo varianti) në pjesëm më të madhe shqipshkruese në gegrisht, duke përfshirë edhe Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, që ndryshe quhen edhe  variante territoriale të gjuhës  (Memushaj: 2004), që ndërlidhin të  folmet vendore  me  të folmet krahinore  deri tek nëndialektet apo dialektet. Të gjitha këto  variante gjuhësore , përbëjnë ato që quhet gjuhë kombëtare. Jo pa qëllim, kam marrë poezinë “ Për ty ” të poetit  Albert Vataj  (dor