Receptimi i shkrimit të gegërishtes në poezinë shqipe postmoderne, në poezinë e Albert Vataj-t



 Nga Emrije Krosi

Është e pamundur ta kuptosh një poezi pa gjuhën e saj. Gjuha është produkt shoqëror dhe sistemi semiotik i saj, përdoret si mjet themelor i komunikimit në shoqërinë njerzore. Gjuha trasmenton mjë mesazh përmes funksionit poetik (Jakobson: 1982), edhe përmes shumë funksioneve të tjera gjuhësore, përmes dysisë së saj: formë/përmbajtje. Vetë gjuha ka karakter krijues. Duke përfshirë në këtë studim edhe marrdhënien apo receptimin e gegërishtes në poezinë e sotme shqipe postmoderne, si një pjesë e shkrimit të kësaj gjuhe (apo varianti) në pjesëm më të madhe shqipshkruese në gegrisht, duke përfshirë edhe Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, që ndryshe quhen edhe variante territoriale të gjuhës (Memushaj: 2004), që ndërlidhin të folmet vendore me të folmet krahinore deri tek nëndialektet apo dialektet. Të gjitha këto variante gjuhësore, përbëjnë ato që quhet gjuhë kombëtare. Jo pa qëllim, kam marrë poezinë “Për ty” të poetit Albert Vataj (dorëshkrim), një poet jo vetëm për veçantinë e tij stilistike por edhe si model i shkrimit të poezisë në gegrisht, një terren mjaft i njohur për shumë poetë të njohur si: Albert Vataj, Erenestina Halili -Gjergji, Ledia Dushi, Manjola Brahaj etj…etj.. poetët e hapsirës ndërshqiptare të Kosovës dhe trojeve etnike të Malit të Zi dhe Maqedonisë,  ata që shkruajnë në dialektin e Shkodrës si:  Jozef Radi, Desantila  Qerimaj e shumë emra të tjerë.

N’za t’nji zogu,

më mëkon gazmimi, kangën e degve.

U bjen telave t’erës,

prekja jote e ndrojtun.

Shkrep vetima n’syt e njatij qielli,

qi t’sheh mes gjethesh.

Asht agu qi nget kamzbathun,

t’prushten behjen tande,

me mbrri ku kurmin, nji epsh ta eshk.

N’çdo lule qi harbohet pranverës,

buzët tuja t’çilin puthje,

në t’mijat…

ata lan plagë drite.

Kjesh thërrmij n’kyt shpërthim,

u ndiva prej shiu qi digjet etjes,

purtek qi dridhet ethshëm epjesh.

N’rrugën qi m’bjen te pritja,

jam hap i hutum qi mbruen,

statuja balte e altare naltësimi.

Rrokaqielli n’ty,

epjen e prehjes teme prej ajri.

Ngiju me frym e m’ndij se si rënkoj

tue ndjek flutra e tue mbledh yje

… për ty.                  (“Për ty”, Albert Vataj (dorëshkrim).

Poezia përveçse elementeve stilistike dhe përmbajtjes metaforiale e shkruar, me tingëllimi  e veçantë të gegnites, vlerat poetike dhe gjuhësore, por edhe eleganca e përdorimit të fjalëve, i jep tjetër shije poezisë. Por individualiteti që paraqet: eleganca âsht njai hir njajo, qi drejton shkrimtari t’i zgjedhë mendimet e ftyrat, si edhe fjalët e frazet ku jânë mâ të lartat (Rrota: 1934). Vargjet: N’za t’nji zogu,më mëkon gazmimi, kangën e degve./U bjen telave t’erës,/prekja jote e ndrojtun, tropet metaforike janë marrëdhëniet motivuese, që bashkëlidhin në të gjitha nivelet e tekstit : fonemën, morfemën, fjalën, vargun, strofën, si tendencë drejt vetvetores dhe referencë ndaj postmodrenizmit, (Sarup: 1993). Motive poetike që ngërthejnë imazhet përmes gjuhës natyrore (gjuha amësore shkodrane) nëpërmjet shtresave zanore ka ndërtuar:

  • ekzekutimin parësor zanor,
  • strukturën poetike,
  • larmi të efekteve ritmike,
  • shtresa tingëllimore zanore përmesnocionit të tingullit të pastër, si një “masë estetike”

është një sistem marrdhëniesh në formën e një ritmike të detajuar të cursus-it latin dhe të versete-ve franceze, si ndikim i prozës oratorike latine (Murry: 1922).

Pa u larguar nga tematika e kësaj trajtese, ku problematika e shkrimit të gegnishtes nuk ka rregulla të qarta, pasi edhe variantet e saj janë të shumta, (përkundër standardit) një përqindje e madhe e folësve flet dhe shkruan në gegnisht. Atëhere, pyetja e Hans – Joachim Lanksch: A mund të pranohet si gjuhë kombëtare një idiomë, e cila i është imponuar, (Lanksch: 2020) është e drejtë? Por, është një temë shumë e ndërlikuar. Si mund të zgjidhet ky problem? E pamundur, sepse secili ka të drejtë, përderisa gjuha është prodhim shoqëror. Poeti në vargjet: shkrep vetima n’syt e njatij qielli,/qi t’sheh mes gjethesh./Asht agu qi nget kamzbathun, t’prushten behjen tande,/me mbrri ku kurmin, nji epsh ta eshk përveç metaforave dhe tingëllimit të gegnishtes, aliteracionet, kosonancatasonancat e shumta, poeti ka sjellë një çerdhe të fjalëve (neologjizma) nga fjala: [epsh/ epjen / ethshëm / epjesh etj.], se nevoja për të shkruar në mënyrë konsistente është rregull e një natyre tjetër (Vehbiu: 2021). Argumentat e mungesës së rregullit të caktur të shkrimit të gegrishtes janë të shumta, por mund t’i qasemi problemit në tre rrafshe:

  • rrafshi i parë: trajtat e vjetra të shkruara ose “në variantin e fillimit të zanoreve të tilla

si: ề é è à â ê î ì í ô kanë shkallën më të vjetër të shkrimit të gegrishtes, ndoshta që nga Buzuku,  pastaj është shumë e vështirë, të ngulitet ndonjë rregull gjuhësor të këtij lloj shkrimi, njësoj si gjuha biblike e “Bibulz” (Gjergji: 2017 ), duke iu drejtuar lexuesit të sotëm në in persona studiuesve të asaj gjuhe (pra gegnishtes së Bjeshkëve të Dukagjinit).

  • rrafshi i dytë: trajtat e gegrishtes së shkruar në shumë nën/dialekte të veriut dhe sidomos

atij shkodran, (apo dialekti i Kosovës dhe trevat e tjera shqipfolëse gege) përmes vargjeve: n’rrugën qi m’bjen te pritja,/ jam hap i hutum qi mbruen,/statuja balte e altare naltësimi./Rrokaqielli n’ty,/epjen e prehjes teme prej ajri.

  • rrafshi i tretë: trajta e sotme, përzierja mes dialektit të Shkodrës dhe shumë varianteve të

tjera gege, në formën e një determenizmi gjuhësor, brenda të gjitha shprehive praktike, besimeve, normave morale dhe vlerave materiale dhe shpirtërore në formë të ndërsjelltë të marrdhënies së gjuhës standarte  me kulturën e një grupi të caktuar shoqëror që lidhet me etnolinguistikën,  jo vetëm brenda relativizmit gjuhësor (Sepir: 1921), ku gjuha dhe poezia si “arti i fjalës” krijon stilin individual të secilit poet/autor. Duke receptuar shumë shkrimtarë që kanë shkruar në gegnisht, që nga modeli fishtian, në ndryshim shumë nga modeli i të shkruarit mjedian, apo edhe modelet mes gegnishtes letrare dhe të folmes vendore (shkodranishtes dhe rrethinave), ishte modeli që është shtruar si alternativë ku duhet të mështetej standardi i sotëm i shqipes zyrtare,  para se të vendosej me dhunë më 1972-in. Një trajtesë e tillë është shumë delikate, sepse debatet për të patur një model të panjohur dhe të mirëpranuar si dëshirë e çdo poeti pa rregulla të qarta, vijon si dëshirë shpirtërore në gjuhën e nënës (pra në dialekt) duke përmbysur rregullat e drejtshkrimit të standardit se: un jam i primë mos i besue atyne që me fjalë e mbrojnë gegnishten por shkruejnë në nji standard me dopiopet të mbërthyem deri në fyt (Ndreca: 2012). Shumë gjuhëtarë të njohur që nga Justin Rrota, Aleksandër Xhuvani, Ardian Ndreca, Gjovalin Shkurtaj, Ledia Shamku-Shkreli etj…etj, kanë lënë me mijëra shkrime, artikuj, studime dhe konferenca ku gegrishtia letrare duhet të jetë një variant apo njësi gjuhësore e shkruar me rregulla të qarta, kjo ka vend për shumë diskutime, ku mendimet e ekspretëve gjuhësorë  ka qenë pro dhe kundër.

Ndërtimi i një parabole të imazhit të ndienjës, brenda njohjes së vetvetes dhe unit individual shkrimor (brenda dhe jashtë ndienjës njerëzore) na qaset në formën e një metanarrative si teknikë postmoderne, që nuk  mund t’i nënshtrohet keqpërdorimit (Walker:1996 ), se brenda një vepre arti është krejt normale, sido­mos sot, ku subjektivja e gjen veten të përfshirë në atë garë mbijetese, se mungesa e vlerave të sotme që i kundërvihen fort individëve, si imponim nga konteksti shoqëror dhe zgjedhja individuale e lexuesit/ve, se vargjet e një poezie mund të jenë të arrira përmes tekstit poetik që lidh autorin dhe lexuesin. Vendosja e formave poetike gjuhësore popullore në sferën më të lartë të stileve dhe tematikave, nuk është një imponim i sintaksës dhe ligjërimit poetik në gegrisht, por është delikatesa e mjeteve artistike dhe aftësia për të moduluar ligjërimin poetik dhe artikulimin e një larmie të gjerë efektesh stilistiko-gjuhësore (konkretisht në gegnisht), të cilat japin mundësinë për tu vënë në praktikë përmes distilimit tekstual (Pinsky: 1976).  Kjo do të siguronte tërheqje realiste dhe universale, se ndërtimi i asaj që pasqyron më nga afër shpirtin dhe proceset e brendshme të vetvetes, janë një mënyrë që edhe lexuesit të mund të njohin veten e tyre ashtu si autori/ët.

Sëfundmi: në realitetin shqiptar, si ky yni, ku rrethant specifike dhe kategorizimet Gegë/Toskë sidomos në politikat gjuhësore që çuan në përçarje të thellë, se “gegnishtia vdiq”, apo se “gegnishtia s’ka kexues” si standard përjashtues që akoma vazhdon. Vetëm modeli i ndërveprimit të dialekteve, jo imponimi i njërit (dialekt) mbi tjetrin, si modeli i të ardhmes gjuhësore shqipfolëse. Sot, rimëkëmbja e gegnishtes letrare, duke e zhveshur nga “kategorizimi i variantit të ulët”, ajo vazhdon të gëzojë mosshpërfilljen nga shkruesit dhe lexuesit e saj, prej prurjesh të shumta (sidomos pas viteve 90-të) me prestigjin e substandardit, si vetërregulluese dhe ngulitëse përmes komunikimit mes dy kryeqendrave Tiranë-Prishtinë. Nuk është vetëm mëtimi prej një poeti që shkruan gegnisht, as kjo ese prej një gjuhëtari/eje apo studiuesi dhe kritiku të letërsisë shqipe (poezi/prozë), por ajo që duhet të kuptojmë se presioni i “pushtetit të gegnishtes letrare”, na serviret në tekstet letraro-poetike gjithnjë e më të shumta. Po, “Flama” e Enkel Demit, që mëri çmimin Europian të Letërsisë, në çfarë gjuhë është shkruar? A nuk është në gegërishten jugperëndimore??!

BIBLIOGRAFIA:

  1. Át. Rrota, Justin O.F. M. (1934): Letratyra shqipe, “Shtypshkronja françeskane”, Shkodër.
  2. Gjergji – Halili, Erenestina. (2017): Bibulz, “Faik Konica”, Tiranë.
  3. https://albemigrant2011.wordpress.com/2020/05/01/hans-joachim-lanksch-per-gegnishten-dhe-gjuhen-letrare/
  4. Jakobson, Roman. (1982): Saggi di linguictica generale, “Feltrineli”, Roma.
  5. Memushaj, Rami. (2004): Hyrje në gjuhësi, “Dituria”, Tiranë.
  6. Murry, J.Middleton: (1931), “Metaphor”, Contries of dhe Mind, second series, London.
  7. Ndreca, Ardian. (2012): Rreziku i instrumentalizimit të gegnishtes, “MAPO”, Tiranë.
  8. Pinsky,  Robert. (1976): The Situation of Poetry:  Contemporary Poetry and its Traditions. Princeton: Princeton UP.
  9. Sarup, Madan. (1993): Poststrucralism and Potsmodernism, Great Britain, Ashford Colour Press Ltd, Gosport, Hampshire.
  10. Sepir, Eduart. (1921): Language, New York.
  11. Vehbiu, Ardian. (2021): Gegnishtja: si ta shkruash, “Pejzazhe të fjalës”, Tiranë.
  12. Walker, Thomas. (1996): Postmodernism and the study of the future, Futures Research Quarterly.

Comments

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2349074881619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk