Mëdyshja, kundërshtia dhe retorikat e pakohë
Nga Albert Vataj
A është Gjergj Kastrioti hero i
të gjithë shqiptarëve?
Dilema dhe mëdyshje, qasje të ngutta dhe pasione ngrehaluce, të
përzishme dhe ndjellakeqe, munen me kenë gjithseçka që ngucat kjo pyetje e
pakohë dhe pavend. Gjithëpoaq ma do një ngasje shqipfolëse, për me e vendos vedin
në skalionin e debatit, vijë fronti që kenka hap, ndoshta jo dhe aq në kuadrin
e një vullnese të mirë për me rishkru Historinë e Shqipërisë, për me dlirë atë
nga demagogjia dhe grotesku i kuq, se sa
me ndërsy shqiptarët kundër shoqishoq dhe tevona, kundër kreshtave të patëdyta
të nji të shkume historike.
Duke u nis kësaj rruge të thpisun, më duhet me ba me dije mbi arsyet e epërme
dhe shestimi shqiptar. Në këtë mëtim t’qytetnuem, më duhet në kryeherë me
nxjerr një përfundim, që gatitet ma s’shumë si pararëndje. Pyetjes se: “A është Gjergj Kastrioti, Hero i të gjithë
Shqiptarëve? “ ngutem t’i përgjigjem, se kush nuk e njeh dhe se pranon Gjergj
Kastrioti (Skënderbeun) si Hero Kombëtar, ai nuk përban ma problem debati. Një
pyetje e tillë, duket kjartazi si një joshje përnga një shtjellë e përzishme
idesh dhe pasionesh, të cilat munen me ken personale, dhe kurrë nacionale. Në të
gjithë tekstshkrimet historike, Skënderbeu e ka plazmuar në emblemën e
shqiptarizmit, gjurmën e tij të lavdisë. Pa dashtun të baj leksion historie, e
njëherazi të marr mbi supe një barrë të rand, të historianit, të atyre që thonë
fjalën e fundit, nëse nuk e kanë thënë, më duhet me viju, ma shumë si shqiptar
se sa si qëmtues.
Ajo që m’ligshton ma s’shmti në këtë debat, asht psikologjia e
mëdyshjeve dhe zelli për me kundërshtu, për ma tepër, për me vu në mëdyshje
statusin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Mendoj, dhe jam
i patundur në idenë se vendi i Skënderbeut, dhe tagri, si Hero Kombëtar është
një kapitull i mbyllun. Sidokjoftë fillesa e kësaj qasje debatuese, duhet me
pranu dhe kjo asht e njëzëshme, se roli i tij mbetet vendimtar për fatet e shqiptarëve nën yshtjen
e përbindshme të otomanëve. Asokohe kur interesat shqiptare sapo kishin hy në të
qenin fakt. Pak rëndësi ka nëse ai u gjegj t’i bëhej prijës interesave
shqiptare, me synimin e marrjes të së drejtës si sundimtar, apo bashkimin e
princërve dhe ndaljen e stuhisë otomane të vazhdonte më tej. Ajo që do t’i
duhet tash e mot, çdo shqiptari, është fakti i pamohueshëm historik, mbi rolin
që Skëndërbeu kishte në faktorizimin e interesave shqiptare. Kjo dëshmohet edhe
nga fakti se pas vdekjes së Skënderbeut e deri në fillimesat e 1900-tës,
historia ka mbetur një memuare në eter.
Një hendek afro 500-vjeçar, mendoj se erdhi, jo dhe aq nga tërbimi i
hordhive të huaja ndaj shqiptarëve, por se interesat kombformuese ishin
dytësore, mbas atyne t’përfitimit. Trimat u strukën maleve, të “mençmit” ndërruen
fe dhe përfituan ofiçe, dhe djemt e tyne nuk ua morën nizam. Kështu Shqipëria
mbeti në duart e atyne që kombin vunë mbas interesave personale. Në thelb
filozofia e atdhedashunisë ndër shqiptar, nuk asht se ka ndonjë ndryshim
fondamental, edhe tash që një ethe dyshimi na ka moleps. Ata që sot hezitojnë më
prani Skëndërbeun si Hero Kombëtar, kumtojnë një të drejt të tyne, të cilën nuk
ka kurrkush tagër me ua mohu. Por të drejtave personale, ma do menja, se ua
kena pa hajrin me kohë e me vakth. Janë pikërisht këto fillesa që degdisën dhe
vijojnë me vithis interesat e Shqipnis dhe shqiptarëve, tash e mot, në duart e
atyne që i’a kanë pasë me hile.
Saora, po du me e ndal vërshimin tem dhe me u kumtu një përfundimtare për
të mos u zgjat ma tepër, spariherë nga e drejta e secilit lexues për mos me
ngys shumë minuta në përcjelljen e këtij ligjërimi. Gjithseqysh, unë mendoj se sak njajo ndjenjë
yshtjeje e allasojtë, që po don me vu në dyshim rolin e Heroit Kombëtar,
Skënderbeut, na ka përndjek dhe vazhdon të na mbajë nën thundrën e kjoftëlargut,
para se ky far burri guxoi me ngrit krye kundër një perandorie që po kallte
datën Evropës dhe jo vetëm, gjatë zotnimeve të tij, dhe mas, deri tash. Sak
tash kur do mendje të trubullueme po dojn me e fut interest kombëtare shqiptare
në një rrugë pa krye. Dhe këtë po dojn me e ba, duke fillu nga krenia jonë e
kakohëshme, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Na rujt Zoti prej atyne shqiptarve
që kombin e duen, si lopë për me e mjelë, dhe vetëm kaq.
Gjithëpoaq, kjo kuvendore që pranova vedin me u shtru, ndoshta po don jo
dhe aq me e zbrit prej përmendores së nderit, Skënderbeun sesa me vu durë, e me
qëllu apogjeun ku atë e vuni vepra e tij patëdytë, kontributi qi vazhdon me
shndrit përplot shkëlqim, edhe pse qasje përbaltëse nuk kanë resht. Nëse dikush
asht ngucat nga pasioni për më hyp dikënd tjetër në atë apogje, kurrkush nuk ia
ka vu nën fre vrullin e tij. Kreshtat e historisë janë pa tapi, e për pasojë
kurrnjeni prej nesh nuk munet me marr leje për me ba këtë, për ma pak me hyp e
me zdryp aksh personazh. Apostujt e lirisë kanë besu, në të gjallët e tyne, se
vetëm shtegu i veprës së skalitun me gjak, plagë dhe jetë, munet me ken rruga
drejt përmendores. Ne na ka mbetun e drejta legjitime e retorikës, dhe klurrçka
tjetër.
Comments
Post a Comment