Posts

Showing posts from April, 2012

Ikja vullnetlirë e një shpirti të dlirë

Image
Nga Albert Vataj Një ikje e trishtë që la pas një SMS që i drejtohej bashkëshortes, Jutta Benzenberg, ku thuhej-s’paku ç’ka media mori përsipër me kumtu se - është shkru: “Është bekim të largohesh i qetë nga kjo botë. Unë nuk mund të vazhdoj më. Kur të kthehesh, eja pa vajzën”. Ai ka vendosur me vullnetin e tij të lirë të ndal rendjen. Pas disa qasjesh, kurrqysh të dyzuara, veç të njëmendta, por jo fort të ngulmta, ai i vuri fre turrit nëpër mjegull, duke pohuar se “Unë nuk mund të vazhdoj më”. Ardian Klosi i ka dhënë fund vazhdimësisë dhe s’bashku me të çdo përçapjeje prej mishi. Duke hyrë në rrugëtimin e amshimit, kandet me na lanë një mesazh që nën vetvete është më shumë se vdekja që mori atë. Ajo është një ikje e parathënë, dhe njiherash një kushtrim për vetëdijet e mbamendjeve të rrokshme në naltësinë e metafizikës që mëtoi Uni i tij. Një lamtumirë e këtillë, saora është një re e mrrylët që varet mbi kokat tona që notojnë në groteskun e këtij absurdi. Në kryeherën

Alibitë tona dhe jeta e përditshme

Image
Nga Ardian Klosi Pjesa më e madhe e opinioneve që botohen në shtypin tonë ka të bëjë me politikën, më ngushtë me politikanët kryesorë. Është një vërshim i vërtetë që shkon nga analiza e qetë politike te eseja pasionante, satira e hidhur e deri vargëzimi ironik në modelet e tetërrokshit popullor. Në qoftë se 20 vjet më parë kjo pjesë e shtypit merrej më së shumti me diktaturën komuniste dhe protagonistët e saj, nëse 10 vjet më parë ndarja ishte pak a shumë të barabartë midis sasisë së opinioneve që botoheshin mbi politikanët me sasinë e shkrimeve që kishin të bënin me të kaluarën, sot peshorja ka kaluar përfundimisht në anën e politikës aktuale. Edhe vetë kam patur herë-herë shkrime që kanë të bëjnë me politikanët kryesorë, me keqbërjet apo veprat e tyre. Dallojmë në përgjithësi si popull që e ka qejf bisedën e shtruar e të ngeshme, historikisht kështu, mjaft të lexosh Çajupin për klubet shqiptare ose Kutelin për kafenetë e fshatrave të Mokrës. Kemi të ngjashëm në këtë pikë

Papafingoja e krismës së thatë

Image
Nga Edi Rama Sivëllait tim Ardian Klosi  Jemi tallur shpesh kahera me të papërmbajtur gaz për vdekjen e gjithnjë e tallura mbaronte me hamendjen se cili nga të dy do të shkruante obituarin e tjetrit. Sikur s’vete të të lëvdonj kur të vdesësh se do ta bëjnë të tërë, ndaj lërmë të vdes unë më i pari, më thosh doktori, e aman, shtyhej Dani më tutje, mos më lëvdo e bëj çmos t’i pengosh sa të mundësh të më lëvdojnë, se do të detyrohem të ngrihem nga varri e t’i bënj ta ndërrojnë menjëherë pllakën, nuk i duronj dot lëvdatat e tyre teksa më kallin në dhe e unë s’u gjegjem dot. Ishte ilaç i fortë doktor Klosi, kështu e thërrisja e kështu ia kam të shkruar edhe emrin në celularin nga e thirra për të fundit herë mbrëmë që s’ma hapi e s’ma hapi të tijin në ato dekika tmerri, kur zilja e vet binte e binte në shtëpinë buzë liqenit po ku i measnjëtëpërngjasuarin mik i shtrenjtë, kishte lënë vetëm trupin e varur në Papafingon e Krismës së Thatë. Krisma e Thatë ishte bërë pjesë e lo

Artan Lame: Kalorësi i mendimeve të vetmuara

Image
Klosi ishte nga ato mendje të ndritura, nga ata kalorësit e vetmuar, që mbetën shumë qibarë në mes të errësirës, të çmendurisë kolektive që ka kapur këtë vend. Mundohen të ndriçojnë me fjalën e tyre, me letrat e tyre, sepse ky është roli i tyre në këtë jetë. Si gjithë mendjet e ndriçuara, kur shohin se nuk ia dalin dot më të luajnë rolin dhe funksionin e tyre, vendosin të largohen dhe prapë siç janë mendjet e ndriçuara, që nuk kanë dimension gjeografik, kur vendosin të ikin, ikin për fare. Kjo është edhe ajo që bëri Klosi. Mbrapa, në letrat e historisë nesër do të mbetet çmenduria kolektive e këtij vendi, errësira që e ka mbuluar dhe do të mbetet dëshira jonë për të medituar, rreth fjalëve shkrimeve dhe kujtesës së Klosit, të cilat kërkojnë impenjimin e secilit për t'i kuptuar. Le ta bëjmë këtë gjë dhe do të shohim se sa shumë kemi humbur.

Mustafa Nano: Kulturës duhet t’i dhembë kjo ikje

Image
Më mbushën me trishtim titujt e faqeve të para të gazetave, ku njoftohej vdekja e Ardian Klosit. Më saktë, vetëvrasja, e cila ka gjasa që të shihet në ditët në vijim nga gjuajtësit e scoop-it urban si një gjë për t’u ndriçuar deri në detaje, por nuk besoj se ka ndonjë gjë për t’u zhbiriluar në këtë mes. Në përgjithësi, vetëvrasjet kanë më pak intrigë se sa vrasjet apo vdekjet. E them këtë dhe për t’u bërë një apel kolegëve që t’mos fokusohen më shumë se sa duhet tek një gjest fatal i Ardianit (gjesti i fundit i tij në këtë botë), e që të fokusohen tek ajo që ai ka bërë, tek ajo që ai na ka lënë pas. Gazetat e kanë identifikuar vazhdimisht si publicist e intelektual që bënte beteja publike, e të njëjtën gjë bënin dhe sot, por ai ka qenë shumë më tepër se sa kaq. Ka qenë përkthyes, studiues dhe njeri i kulturës shqiptare. Ardian Klosi lindi nga kjo kulturë dhe i dha kësaj kulture. Jo thjesht kulturës së këtyre kohëve, por kulturës shqiptare në tërësi. E për këtë ai do të mbahet