OGUST KONTI: Për të krijuar shoqërinë e re çdo fantazi e vjetër duhej të lihej mënjanë, qoftë kjo e Zotit opo e dogmave metafizike, për barazinë apo sovranitetin e popujve



Për të krijuar shoqërinë e re çdo fantazi e vjetër duhej të lihej mënjanë, qoftë kjo e Zotit opo e dogmave metafizike, për barazinë apo sovranitetin e popujve. Përderisa funksioni i mendjes tani do të jetë të pasqyrojë të saktë gjëndjen reale të sendeve, përmbajtja e besimit të ri, duhet të shkojë drejt burimeve të tilla objektive dhe ky, është vetë humanizmi. Se, në fund të fundit, është humanizmi që na bën ne të gjithë të fitojmë burimet tona materiale, intelektuale, shpirtërore dhe morale. Por, megjithatë, ai nuk donte që të ruante dogmat e së kaluarës; ai megjithatë ndërtoi besimin e ri njerëzor, sikur ai të ishte një version laik i katolicizmit.

Ogyst Kont (Auguste CONTE), filozof, sociolog dhe matematikan franc. (1798-1857). Ligjëroi mekanikën dhe matematikën në Shkollën Politeknike të Parisit, mirëpo për shkak të sulmit kundër akademikëve, të cilët, sipas tij bënin «një politikë shkencore të turpshme» dhe botimit të Kursit të filozofisë pozitive humbi vendin e punës. Gjatë jetës nuk kishte shpesh kurrfarë të ardhurash dhe e siguronte ekzistenccn në saje të ndihmës që i jepnin ithtarët e tij.
Konti në përgjithësi konsiderohet themelues i pozitivizmit. Me moton e njohur «savoir pour prëvoir, prëvoir pour prëvenir», Konti u përpoq të themelonte shkencën pozitive të tij, me të cilën u kundërvihej të gjitha spekulimeve idealiste dhe metafizike. Objekt i njohjes së vërtetë mund të jenë vetëm faktet, ajo që është dhënë, që është pozitive. Mund të njihen vetëm raportet ndërmjet fenomeneve, por edhe thelbi i tyre, kurse objekt njohjeje nuk mund të jetë as çështja mbi shkaqet e para as ajo mbi qëllimet e fundit. Por për parashikimin e fenomeneve të ardhshme, sipas Kontit, nuk është e nevojshme asgjë tjetër përveç njohjes së raporteve - domethënë të ligjeve - midis vetë fenomeneve. Andaj edhe është e mjaftueshme dituria (savoir) për të parashikuar (pour prëvoir). Çdo gjë tjetër përveç njohjes së fakteve, çdo spekulim teologjik ose filozofik hidhet poshtë radikalisht. Kjo shkallë pozitive e shkencës është shkalla e tretë më e lartë, koha e pjekurisë së shkencës, në të cilën gjithçka zbulohet nëpërmjet vëzhgimit dhe eksperimentit.
Para kësaj shkalle ekzistojnë dy rrugë të ulëta: teologjike dhe metafizike. Shkalla e femijërisë së diturisë, shkalla e saj teologjike, të gjitha fenomenet i shpjegon me anën e qenieve hyjnore kulminante. Shkalla metafizike, që identifikohet me rininë, i ka zëvendësuar qeniet hyjnore me nocionet, ç janë nocionet e natyrës, të forcës jetësore e tjera, dhe pastaj këto nocione kuptohen si thelb i vetë gjërave. «Në shkallën metafizike, e cila në themel është vetëm një modifikim i zakonshëm i së parës, forcat mbinatyrore zëvendësohen nga forcat abstrakte». «Ligji i tri shkallëve» ndërkaq nuk e përjashton as faktin se në fusha të caktuara të diturisë ekzistojnë njëkohësisht të tri shkallët. Konti lidhur me këtë bile as nuk e mohon tezën se religjioni dhe spekulimet metafizike kanë medoemos kontributin e tyre për zhvillimin e njerëzimit; këto kanë ndërtuar shkallët mbi të cilat ngrihet tempulli i diturisë së sotme. Mirëpo për shkak të falënderimit që u shprehim si forca historike nuk mund të nxirren obligimet shpirtërore për të sotmen. Pozitivizmi përpiqet të shpjegojë përse kohët që kaluan me shpejtësi të madhe u detyruan të mendojnë ashtu siç vepruan, mirëpo ai qëndron edhe mbi të kaluarën.
Duke klasifikuar shkencat, Konti caktoi 6 fusha themelore: matematikën, astronominë, fizikën, kiminë, biologjinë dhe sociologjinë.Shumë autorë konsiderojnë se Konti është themelues i sociologjisë bashkëkohore. Sipas tij, sociologjia nuk është akoma në shkallën e tretë pozitive të zhvillimit, mirëpo pikërisht detyrë themelore e shkencës bashkëkohëse është që ta qesë natanë spekulimeve metafizike në studimin pozitiv të fakteve. Përparimi i shoqërisë, sipas Kontit, është evolucion, brenda të cilit, në realitet, nuk ka transformime të qenësishme revolucionare, kurse të gjitha fenomenet duhen studiuar sipas «koekzistencës dhe sukcesionit» të tyre, nëpërmjet krahasimit empirik, duke mos hulumtuar disa «shkaqe esenciale» të cilat i krijojnë dhe i mundësojnë këto ndryshime. Të gjitha fenomenet politike dhe ekonomike mund të kenë ndikim të njëmendtë në përparimin e shoqërisë në qoftë se me këto nuk lidhet edhe transformimi moral i individit. Në këtë drejtim Konti konsideron se një nga detyrat e politikës së vërtetë është që egoizmin ta zëvendësojë me altruizëm. Konti e redukton psikologjinë në realitet në biologji dhe sodologji. Introspekcioni si metodë psikologjike specifike është absurd, kjo është përpjekje e ngjashme me atë kur vëzhguesi përpiqet ta vëzhgojë vetveten nëpër dritare si po shetit nëpër rrugë. Edhe vetë filozofia si filozofi është absurditet: ajo mund të jetë vetëm sistem ose unitet i disa shkencave, të cilat bazohen në unitetin e metodës shkencore. Prandaj, meqë ekziston një metodë unike në të gjitha shkencat, metoda sociologjike është identike me atë natyrore-shkencore. Sociologjia ndahet në statikën sociale dhe në dinamikë. E para studion varësinë reciproke të fenomeneve sociale, harmoninë dhe ekuilibrin e tyre, kurse e dyta ligjet e zhvillimit dhe të përparimit të tyre. Përkundra pushtetit kishtar, i cili i përgjigjej shkallëve të mëparshme të zhvillimit të shoqërisë, Konti kërkon që në shoqërinë bashkëkohore, industriale pushteti t'u jepet filozofëve pozitivistë sepse atëherë ai do të ishte i mbrojtur nga kualitetet morale dhe shkencore të bartësve të tyre dhe me këtë autoritative për të gjithë qytetarët.
Nga përceptimet e jashtme ne krijojmë të njohurit tonë të njeriut, kurse nga ndjenjat krijojmë moralitet, por gjithmonë me pjesëmarrjen e inteligjencës. Të moralshmen është e drejtë ta quajmë të lindur si dhe produkt të zhvillimit. Ne, që nga fillimi, jemi qenie morale, mirëpo njeri të moralshëm duhet ta bëjmë edhe veten; prirje morale (altruizëm dhe egoizëm) kanë edhe kafshët, mirëpo moraliteti është vepër e njeriut dhe e historisë. Edhe arti është për Kontin fakt ose kontekst i fakteve dhe si i tillë, e barabartë me veprimtaritë e tjera njerëzore që janë të varura, para së gjithash, nga situata e përgjithshme shoqërore. Arti ndihmon edhe si mjet për krijimin e shoqërisë së përsosur, kurse aftësia e tij gjendet ndërmjet aftësive intelektuale dhe morale, dhe kështu mund të ndihmojë në shndërrimin e njohjes në veprimtari. Përgjithësisht, ndërkaq, studimi i artit kërkon gjithashtu objektivitet dhe arsyetim të qetë çfarë e kërkon për shembull astronomia.
Kah fundi i jetës, duket edhe nën ndikimin e disa krizave personale, Konti bëhet ithtar i një religjioni të caktuar «sentimental» pa perëndinë, në të cilin arsyeja duhet t'i nënshtrohet zemrës. Religjioni i «qenies së madhe» të madhërishme (Grand ëtre) është një religjion i një humaniteti të atillë i cili për priftërinjtë emëron - filozofët, për dogma - të vërtetat shkencore, kurse për vlera themelore - dashurinë, rendin dhe përparimin.
Gjithë pozicioni filozofik pozitivist i Kontit, i cili dëshiron të zhdukë çdo metafizikë, vuan, de facto, nga horizonti metafizik vetjak i tij: nga idhujtaria e fakteve, e cila do të thotë vetëm pajtim «pozitiv» me ekzistuesen dhe e cila në vend të spekulimit metafizik tradicional fut një mistikë të re të scientizmit dhe një «katekizëm me papë të ri dhe me stërgjyshër të rinj në vend të vjetërve» (Marksi mbi Kontin). Pavarësisht, pra, nga meritat e padyshimta të O. Kontit (sidomos lidhur me përpjekjen shkencore të themelimit të sociologjisë empirike), kufizimi themelor i tij qëndron pikërisht në faktin që nuk i ka parasysh ato premisat mbi të cilat themelohet tërë ndërtesa pozitiviste e tij, dhe të cilën pikërisht për këtë shkak edhe nuk e merr parasysh, sepse kjo nuk do të ishte në përputhje me orientimin «pozitivist» kah faktet dhe me mospërfilljen e përgjithshme të çdo spekulimi filozofik.
Përsëri suksesi i besimit të njerëzimit do të kërkonte stabilitetin e familjes dhe prej saj inspirimin e shpirtit të altruizmit dhe të dashurisë. Konti nuk do to prononte vlerësimin e hershëm teologjik për privimin e njeriut, apo që nocioni i altruizmit për natyrën njerëzore është i panjohur. Për Kontin instiktet altruiste ishin një çështje e fakteve shkencore, siç thoshte ai, duke cituar krijuesin e frenologjisë, Gallin i cili pretendonte të tregonte se në tru ka një "organ" të veçantë të vullnetit të mirë. Përveç kësaj, ashtu si gratë ruanin të drejtat morale, pasi koha e mesjetës kaloi dhe burrat u bënë më shumë të interesuar për qëllimet praktike dhe materiale, kështu tani ata duhej të përdornin funksionin e tyre krijues në familje dhe duhet të përqëndronin spontanisht "të gjitha aftësitë e tyre racionale dhe imagjinuese në shërbim të ndjenjave". Për Kontin, simboli më i arritur i humanizmit, për flamurin e pozitivizmit, ishte figura e një nëne të re me djalin e saj foshnje, e cila ishte një analogji ndërmjet krishtërimit dhe Besimit të Njerëzimit.
Sa më shumë ishte i interesaur Konti për krijimin e një besimi të ri, aq më shumë dukej sikur largohej nga parimet bazë të pozitivizmit, për të cilat ai ishte shumë i interesuar t'i trajtonte dhe përkrahte. Së fundi, Konti, dukej se tregoi qëllimin në të cilin shoqëria duhej të lëvizte, në vend që të përshkruante rrjedhën reale, të cilën po merrte historia. Për të qenë të qartë, duhet thënë se Konti u përpoq t'i nxirrte objektivat e tij nga studimet shkencore, nga "ligji i tri etapove" dhe nga klasifikimi i tij hierarkik i shkencës. Megjithëse ndikimi i Kontit u mbulua shpejt nën frymën e teorive politike të Karl Marksit, ai përsëri duhet konsideruar si një figurë udhëheqëse në vargun e veprimtarëve impresiv, të cilët fillojnë me Bekonin dhe Hobsin dhe me empiristët Loku, Berkli dhe Hjumi, që ishin përpara tij, duke përfshirë dhe studiuesit e metodave shkencore, të tillë si Moch dhe Poincare, po ashtu si dhe Rasellin dhe pozitivistët e tjerë logjikë të kohës.
Veprat kryesore: Cours dephilosophie positive (1830-1842), Traitë philosophique d'astronomie populaire (1844); Discours sur I'espirit positif (1844); Discours sur l'ensemble du positivisme (1848); Calendrier positiviste (1849); Systëme de politique positive, ou Traitë de Sociologie instituant la religion de l'Humanitë (1851 -1854); Cattëchisme positiviste, ou sommaire exposition dela religion universelle... (1854); Appel aux consevateurs (1855); Synthëse subjective, ou systeme universel des conceptions propres a l'ëtat normal de l'Humanitë (1865).
JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E OGUST KONTIT
* Sado që Ogust Konti është quajtur themeluesi i filozofisë pozitiviste, nuk ishte ai që e zbuloi këtë mënyrë të menduari, sepse siç ka thënë Xhon Stjuart Mill, pozitivizmi ishte "prona e përbashkët e epokës". Konti kishte filluar të mendonte seriozisht në një moshë dhe në një vend që karakterizohej nga konfuzioni intelektual dhe paqëndrueshmëria shoqërore. Në Francën e shekullit të nëntëmbëdhjetë ai solli mendimin e tij perspektiv dhe të povarur. I lindur në Montpelier, më 1798, ai ishte arsimuar në shkollën Politeknike. Për disa vite ishte sekretar i socialistit të dëgjuar Sen Simon dhe që herët botoi një seri librash, ndër të cilët libri Sistemi i pozitivizmit politik (1824), është më i njohuri dhe në të cilin kemi një skicë të hershme të veprës së tij të rëndësishme Kursi i filozofisë pozitiviste, e cila është shkruar në disa volume gjatë periudhës 1830-1842. Angazhimi i tij i thellë romantik me Clotilde de Vaux, i cili zgjati dy vjet 1844-1846 dhe që përfundoi me vdekjen e saj tragjike, e çoi Kontin të deklaronte rolin e rëndësishëm, që duhet të luante afeksioni në jetë. Ky theksim i dashurisë, i cili bëhet qendror në veprën e tij të re Besimi i Njerëzimit, ishte në kontrast me ngurtësinë e pikëpamjeve të tij në lidhje me kupimin të shoqërisë njerëzore. Ai pranonte se ekzistont një kontrast shkencor shumë i madh ndërmjet ideve të tij të hershme dhe atyre të mëvonshme, duke pretenduar se ishte një aristotelian në fillimin e karrierës së tij dhe një Shën Pavël më vonë.
* Megjithëse kontributi i madh i Kontit u përqendrua rreth konceptit të shkencave pozitive dhe teorisë pozitive të njohjes, ishte, gjithashtu, qëllimi i tij të tregonte se filozofia e tij e re mund të siguronte bazat e besimit të vërtetë. Por, megjithëse filozofia e tij e re tërhoqi adhurues të devotshëm, shumë prej tyre dhe në mënyrë të veçantë Xhon Stjuart Mill ndjeu keqardhje për përpjekjet e Kontit për të gjetur një version laik të Kishës Katolike Romane, ku të gjithë elementet mbinatyrorë të ishin zhvendosur, gjë e cila e bëri atë ta thërriste veten Prifti i Parë, gjëra këto, të cilat, e çuan Mill ta quante këte "dekatencë melankolike të një intelekti të madh". Konti akuzoi shumë nga shkollarët e specializnr të universitetit për refuzimin e tyre, për t'i dhënë atij një vend për mësimdhënien e historisë së shkencave. Duke jetuar larg ndihmesave vullnetare të miqve të pozitivizmit, ai vazhdoi të punonte në Paris, në një shtëpi të vogël, jo shumë larg nga Sorbona, ku tani qëndron një statujë e tij, dhe nga ku dolën librat e tij të famshëm Një sistem i pozitivizmit politik (1851-1854), Kotekizmi pozitivist(1852) dhe Sinteza subjektive (1856). Përpara se sa të mund të kompletonte serinë e planeve të ti në etikë, organizimin e sistemeve pozitiviste industriale dhe të veprave të tjera filozofike, Konti vdiq më 1857, ku i dha fund dhe karreirës së tij në moshën 59 vjeçare.
* Ndryshe ngo mendimtarët revolucionarë, të cilët bënë thirrje për një rindërtim të shoqërisë, opo idealistët, të cilët imagjinonin bashkësitë utopike, Konti kaloi përmes atyre rrugëve, për të cilat ai mendonte se ishin qartësisht të dukshme për mendimin shkencor dhe u referoheshin kushteve aktuale të historisë. Dy gjëra dominonin kryesisht në sociologjinë e tij, dhe pikërisht: ato që ai i quante Përbërësit statikë dhe ata dinamikë të ekzistencës shoqërore. Përbërësit statikë konsistonin në stabilitetin e disa elementeve të shoqërisë; të tillë si familja, prona private, gjuha dhe besimi. Për aq kohë sa janë faktikisht të përhershëm, ai nuk përkrah asnjë ndryshim revolucionar të tyre. Në të njejtën kohë ai njeh një komponent dinamik, të cilin e kupton si një forcë për progresin. Teoria e tij e "ligjit të tri etapave", përmban veprimin teknik të kësaj force. Progresi, pra, ka të bëjë, jo me ndryshimin e elementeve bazë shoqërorë, por thjesht me një përmirësim të vazhdueshëm të kuptimit tonë për si duhet t'i bëjmë të dobishëm. Ashtu si yjet dhe konstelacionet nuk ndryshojnë edhe pse ne lëvizim nga mënyra teologjike tek ajo metafizike dhe, përfundimisht, tek ajo shkencore, po ashtu as strukturat e shoqërisë nuk duhet të ndryshojnë për aq kohë sa elementet e tyre bazë janë të tillë, të pa ndryshueshëm. Konti shikonte në këtë institucion blloqet bazë të ndërtimit të shoqërisë. Por ajo, që pozitivizmi do të sjellë tek familja, do të jetë, për shembull, dhënia e një statusi shpirtëror mbrojtës për gruan. Po kështu, pronat duhet të bëhen të përdorshme, në mënyrë të tillë, që të zhvillojnë instiktet e altruizmit më të lartë, në vend të lakmisë dhe të xhelozisë. Besimi është çelësi i të gjithë sistemit, por, në vend të adhurimit për qenien mbinatyrore, ai duhet të konsistojë tek kulti i njerëzores. Pozitivizmi, gjithashtu, i bën thirrje organizimit politik, që t'i përdorë të dyja; si fuqitë e përkohshme, ashtu edhe ato shpirtërore, në mënyrë të tillë, që këto të dyja të mos konkurojnë njëra-tjetrën, por akoma më mirë, të plotësojnë në mënyrë të harmonishme njëra-tjetrën.
* Për të krijuar shoqërinë e re çdo fantazi e vjetër duhej të lihej mënjanë, qoftë kjo e Zotit opo e dogmave metafizike, për barazinë apo sovranitetin e popujve. Përderisa funksioni i mendjes tani do të jetë të pasqyrojë të saktë gjëndjen reale të sendeve, përmbajtja e besimit të ri, duhet të shkojë drejt burimeve të tilla objektive dhe ky, thoshte Konti, është vetë humanizmi. Se, në fund të fundit, është humanizmi që na bën ne të gjithë të fitojmë burimet tona materiale, intelektuale, shpirtërore dhe morale. Por, megjithatë, ai nuk donte që të ruante dogmat e së kaluarës; ai megjithatë ndërtoi besimin e ri njerëzor, sikur ai të ishte një version laik i katolicizmit.

Comments

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Kthehu i dashuri
    3) Ribashkoni burrin ose gruan
    4) Nëse keni pela të natës
    5) Kurë për HIV dhe kancer
    6) Unaza e fuqishme magjike
    7) Magji për fat të mirë
    8) Thyerja e obsesionit
    9) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë Kontaktoni EMAIL: ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp saj +2349074881619

    ReplyDelete
  2. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  3. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2349074881619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    ReplyDelete
  4. Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Magjitë e humbura të dashurisë
    3) Magjitë e divorcit
    4) Magjitë e martesës
    5) Dashuroni magjitë lidhëse.
    6) Magjitë e ndarjes
    7) Dëboni ish-dashnorin
    8.) Ju dëshironi të promovoheni.
    9) magjitë e fitimit të lotarisë
    10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
    Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
    WhatsApp: +2348155926512

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk