Piktura “Peinture” e realizuar nga Joan Miro më vitin 1927, shitet 28 milionë euro


Në një betejë të madhe që u bë gjatë ankandit të organizuar nga shtëpia e ankandeve “Sotheby”, kryevepra moderne e Joan Miro “Peinture” (Etolie Bleue) është shitur për më shumë se 23 milionë funte (28 milionë euro).


Kjo vlerë ka thyer rekordin e piktorit spanjoll. Çekiçi ka rënë pas një “lufte” që është zhvilluar midis katër blerësve. Shuma e paguar është më e madhja për një vepër arti që është arritur brenda këtij viti në Londër. Helena Newman, udhëheqëse e departamentit të “Sotheby” për Art Modern dhe Impresionist, përmes një letre elektronike ka konfirmuar lajmin. “Jemi të entuziazmuar që sonte kemi pasur mundësi të ofrojmë veprën ‘Peinture’ në ankand. Kryevepra e Miros jo vetëm se vuri rekord të ri për artistin, por po ashtu arriti vlerën trefish më të madhe sesa vlera që kishte arritur piktori pesë vjet më parë”, ka shkruar Newman. Vlera mesatare e veprave të shitura gjatë kësaj mbrëmjeje ishte mbi 2 miliardë funtesh (2,4 miliardë euro). Gjatë ankandit janë shitur 23 vepra artistike. E identifikuar nga Miro si një nga punimet që u hapi rrugë sukseseve, “Peinture” është realizuar në vitin 1927 dhe i takon ciklit “Dream Painting” (Pikturat e ëndrrave). Vepra i është shitur një blerësi anonim i cili ka bërë ofertën përmes telefonit. Ankandi i mëhershëm i Miros ka qenë 16 milionë funte (rreth 20 milionë euro), kur u shit vepra e tij “Painting Poem” e realizuar më 1925. Çmimi i dytë më i lartë i arritur në këtë ankand ka qenë për veprën “Homme Assis” të Pablo Picassos, që është shitur për 6 milionë funte (7,4 milionë euro). Në mesin e veprave që arritën shuma të larta në ankand kanë qenë edhe skulptura “Mother and Child With Apple” e Henry Moore.
Ankandi ka qenë i pari në sezonin e ngarkuar në Londër, dhe nëse do të kishte arritur pritjet më të larta, do të kishte përfunduar me një miliard dollarë. Besimi në tregun e artit është rritur në vitin 2012, me gjithë telashet financiare me të cilat përballen koleksionuesit, që në të shumtën e rasteve janë nga Rusia, Kina dhe Lindja e Mesme.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk