"Princi" i Niccolò Machiavelli dhe “Mein Kampf" i Adolf Hitler, librat që tronditën botën
Librat janë një prej pasurive më të mëdha të njerëzimit, por
në shumë raste përgjatë historisë janë shkruar libra, të cilët kanë ngjallur
polemika të forta, kanë nxitur ide publike të pavërteta apo nuk janë bazuar në
fakte
Librat janë një prej pasurive më të mëdha të njerëzimit, por
në shumë raste përgjatë historisë janë shkruar libra, të cilët kanë ngjallur
polemika të forta, kanë nxitur ide publike të pavërteta apo nuk janë bazuar në
fakte. Ka pasur raste, kur libra të ndryshëm kanë shkaktuar vdekje masive,
shkatërrim dhe regjime të egra qeveritare. Ka dhe nga ata që thjesht kanë
shkaktuar polemika të forta shkencore, por pasojat e tyre s'kanë pasur impakt
mbi njerëzimin, vetëm mbi autorin. Në këtë listë paraqiten dhjetë librat më të
debatueshëm për arsye të ndryshme. Shumë prej tyre kanë pasur pasoja të rënda
për njerëzimin, disa prej tyre nuk e kanë pasur këtë qëllim në momentin që janë
shkruar, por më vonë janë përdorur nga njerëz të tjerë, të nxjerrë jashtë
kontekstit.
"Mein Kampf", Adolf Hitler, 1925
Ndihmoi në shpërndarjen e gjenocidit antisemit të Hitlerit,
në atë kohë. Në "Mein Kampf", Hitleri theksoi planin e tij për
Gjermaninë e re, i cili përfshinte vrasjen masive të hebrenjve, një luftë
kundër Francës dhe Rusisë, për të krijuar hapësirë jetese për gjermanët. Në
kohën e botimit të tij, libri u injorua nga lexuesit, por me të marrë pushtetin
Hitleri kjo gjë ndryshoi. Mendohet se në vitin 1945, në qarkullim ishin 10
milionë kopje të librit. Libri thekson këndvështrimin racist, sipas të cilit
njerëzit klasifikohen nga raca si superiorë dhe inferiorë.
"Princi", Niccolò Machiavelli, 1532
Ka shërbyer si frymëzim i nxjerrë jashtë kontekstit për
shumë tiranë, një ndër to është dhe Stalini. Machiavelli shpresonte të krijonte
një revolucion në zemrat e lexuesve të tij dhe ai e arriti atë në njëfarë
mënyre. Vetëm se në shumë raste, siç është rasti i shumë diktatorëve, jo në
mënyrën më të mirë. Disa prej aplikuesve të teorive të tij kanë marrë fraza të
shkëputura nga konteksti, si për shembull: "...nuk është e nevojshme që
një princ të ketë të gjitha cilësitë e lartpërmendura (i mëshirshëm, besnik,
human, i ndershëm dhe besimtar), por është e nevojshme që të duket se i ka ato.
Disa prej njerëzve të frymëzuar nga ky libër janë Stalini, Hitleri, Musolini
etj...
Comments
Post a Comment