Posts

Showing posts from July, 2012

Frojdi dhe luftërat e tij të brendshme

Image
Ka një pikë në të cilën të gjithë bien dakord: Qoftë mirë apo i sëmurë, Sigmund Frojdi, më shumë se çdo eksplorues tjetër i psiqikës njerëzore, ka hartuar mendjen e shekullit XX Nuk ka neutralë në luftën e Frojdit. Admirimi dhe lajkat në njërën anë; skepticizmi dhe përçmimi në anën tjetër. Nuk ka asnjë hiperbolë. Një psikoanalist që aktualisht po mundohet ta mbajë Frojdin në panteonin e heronjve kulturorë mund të kënaqet vetëm me kritika të pamëshirshme kundër atyre që e kalojnë jetën, duke e shfaqur Frojdin si një sharlatan. Por, ka një pikë, në të cilën të dyja palët bien dakord: Qoftë mirë apo i sëmurë, Sigmund Frojdi, më shumë se çdo eksplorues tjetër i psiqikës njerëzore, ka hartuar mendjen e shekullit XX. Vetë egërsia dhe qëndrueshmëria e diktatorëve të tij ishte një atribut i dhunshëm i faktit që idetë e Frojdit vazhdojnë të jenë në fuqi. Nuk ka asgjë të re rreth këtyre konfrontimeve të acaruara; ata kanë ndjekur një pas një hapat e Frojdit, që kur zhvilloi vargun e

Zbulimi i rrënojave të një objekti kulti mesjetar, Kashari shpallet zonë në mbrojtje

Image
Në fshatin Kus të komunës Kashar pikërisht në kodrën e “Qafë Qishës” kanë dalë në dritë katër objekte të rralla. Bëhet fjalë për rrënojat e një kishë mesjetare, një xhami mbi 300-vjeçare që njihet me emrin Xhamia e Kusit, një kishë që ndodhet në pronat e fisit Musteqja dhe një varrezë antike. Agjencia e shërbimit arkeologjik pranë Ministrisë së Kulturës e ka shpallur si zonë në mbrojtje dhe së shpejti pritet që të nisin gërmimet për të parë potencialin arkeologjik, i cili jep të dhëna më të sakta rreth objekteve. Drejtori i drejtorisë rajonale të Monumenteve të Kulturës, Arbër Kadia, thekson se zbulimi i këtyre objekteve është i rrallë për rrethinat e Tiranës. “Pas zbulimit të katër objekteve të veçanta; Kisha mesjetare, Xhamia e Kusit mbi 300-vjeçare, rrënojat e një kishe tjetër që është pronë e fisit Musteqja, janë zbulime të rralla për rrethinat e Tiranës”, - pohon Kadia. Sipas tij, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik pranë Ministrisë së Kulturës e ka shpallur si zonë në mbrojt

Jemi çfarë lexojmë

Image
Kur një rrëfim na merr me vete, përvetësojmë identitetin e personazhit dhe e stimulojmë përvojën e tij në jetën reale Shumë shpesh na ndodh që gjatë leximit të një libri, të apasionohemi aq shumë pas historisë, sa të fillojmë të identifikohemi me protagonistin e saj duke kërkuar pika të përbashkëta me të ose të kopjojmë sjelljen dhe mendimet e tij. Sipas një studimi të Universitetit shtetëror të Ohajos, ky është një proces shumë normal që studiuesit e kanë quajtur “përvetësimi i përvojës”, ose procesi spontan që çon në përvetësimin e identitetit të një personazhi në një rrëfim të shkruar në një libër dhe më pas stimulimi i përvojës së tij në jetën reale. Pra, në një farë mënyrë, jeni duke humbur brenda historisë së shkruar (në mënyrë letrare) dhe e gjeni veten si pa kuptuar duke vepruar dhe menduar njësoj si protagonisti i romanit, për të arritur deri atje sa të modifikoni sjelljen tuaj në mënyrë që të jetë e njëjtë me atë të personazhit tuaj. Hulumtuesit që morën pë

Hans-Joachim Lanksch: Standardi i sotëm i gjuhës u krijua në epruvetë

Përkthyesi i shqiptarëve në gjermanisht, u përgjigjet 40 kundërshtarëve të konferencës së gjuhës “Shqipja në etapën e sotme..” Në një artikull të gjatë, një ndër përkthyesit më të njohur të shqiptarëve në gjermanisht, Hans- Joachim Lanksch, iu përgjigjet intelektualëve që kundërshtuan konferencën gjuhësore, me një letër ku sqaronin opinionin publik. Duke mos qenë dakord me “bojkotimin” e konferencës nga kryembrojtësit e standardit, Lanksch pyet se “nëse ju nuk donit që të flisnin diletantët, për gjuhën, përse nuk doni që as gjuhëtarët të flasin për të?” Pasi ka arritur në përfundimin që standardi i 72-it ishte produkt politik, jo vetëm se në atë kohë çdo gjë ishte politike, por edhe sepse është “krijuar për shkaqe politike dhe është mbrojtur nga ju me argumente jashtëgjuhësore, politike, dmth. me termin monolitik ‘kombëtar”. Duke folur për kohën kur u vendos toskërishtja në bazën e standardit, Lanksch kujton se në 1947 thuhej “Gjuhë letrare, gjuhë e përbashkët kombëtare duhet t

Përkthyesi Hans-Joachim Lanksch: Thjesht u dashurova me poezinë e Ali Podrimes

Image
Poezia lirike e Ali Podrimes është e njohur edhe jashtë hapësirave shqipfolëse. Poezitë e Ali Podrimes në gjermanisht janë përkthyer nga Hans-Joachim Lanksch. Poeti i njohur nga Kosova Ali Podrimja ndërroi jetë ditët e fundit në Francë pasi kisjte marrë pjesë në festivalin e pozisë "Voix de la Méditerranée" në qytetin jugor Lodeve. Politikanë dhe personalitete në Kosovë e konsideruan si humbje të madhe ndarjen e Podrimes nga jeta. Ndër të tjera poeti kosovar ishte nderuar edhe me çmimin Nikolaus-Lenau të qarkut të artistëve Eslingen. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë. Në gjermanisht është botuar në vitin 1991 vëllimi me poezi "Ich sattle das Ross den Tod" (unë shaloj vdekjen e kalit). DW: Kur e keni njohur poetin Podrimja për herë të parë dhe çfarë ju bëri përshtypje fillimisht në vargjet e këtij poeti? Lanksch: Me Aliun jemi njohur më 1985-ën, kur isha i ftuar si mysafir i "Takimeve të Brezovicës". Takimet ishin një qendrim dyjavësh