Dokumentet e papublikuara më parë për “Titanikun”


Shënimet private të personit, i cili ishte përgjegjës për sigurinë e “Titanikut”, dëshmojnë se ai ka kërkuar 50 për qind më shumë varka të shpëtimit, por  White Star Lineka bërë presion që të hiqet dorë nga kjo kërkesë. Shënimet janë zbuluar një shekull pas tragjedisë së Titanikut, kur 1.500 njerëz janë përmbytur bashkë me anijen kolosale në ujërat e akullt më 15 prill 1912. Shënimet e shkruara nga kapiteni Moris Klark, i ngarkuar për sigurinë në anije , do të shiten në aksion në kuadër të shtëpisë Henry Aldridge and Son, dhe pritet që do të arrijnë çmimin 35 deri 38 mijë euro. “Heqja dorë nga rregullat të cilat i ka vënë Komiteti Këshillëdhënës i pronarëve të anijeve dhe të cilat zyreja ime i kishte miratuar, më la pa asnjë përkrahje. Mbase edhe më ndërrojnë nëse këmbëngulë në pikëpamjet e mia” , kishte shkruar Klark atëherë. Është interesant se Klark kishte dhënë dëshmi detaje në hetimin britanik për Titanikun në qershor të vitit 1912, por nuk kishte përmendur asgjë rreth kërkesës së tij për të siguruar më shumë varka shpëtimi. Vendimi që propozimi i tij të mos respektohet ishte marrë vetëm 5 ditë para se të përmbytet anija legjendare.  “Këto dokumente do ta ndryshojnë historinë. Ato janë dëshmi të rëndësishme, që madje edhe 100 vjet pas të vijnë në shprehje”, thotë pronari i shtëpisë së auksionit Henry Aldridge.








Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk