Salman Rushdie: Mund të heq dorë nga gjithçka
Teksa e sheh kështu që buzëqesh, luan me Iphone dhe u përgjigjet pyetjeve me shumë delikatesë dhe batuta ironike, i harron menjëherë ato 700 faqe autobiografi ku Salman Rushdie, një prej shkrimtarëve më të famshëm bashkëkohorë, ka treguar historinë e tij dramatike. Në librin e tij të fundit, ‘Joseph Anton’ Rushdie, përshkruan me shumë detaje dhjetë vitet që jetoi i fshehur në Angli. Pasi regjimi iranian, i udhëhequr nga Ajatollah Khomeyni e transformoi në një shënjestër, sepse kishte sfiduar ortodoksinë fundamentaliste islamike me romanin “Vargjet satanike”. Megjithatë, pasi jetoi me një tjetër identitet atë të Joseph (si Joseph Conrad) Anton (si Anton Çehov) –që ashtu siç shkruan ai e bëri një njeri të padukshëm, Rushdie shfaqet shumë i dashur. Për më tepër me një shpirt shumë pop. Teksa lexon autobiografinë tuaj e kupton se ju keni qenë një person i denigruar nga shtypi anglez. Nuk ju duket e pështirë… Në të vërtetë jam pak a shumë një person normal, nuk ju duket? Më