Salman Rushdie: Mund të heq dorë nga gjithçka
Teksa e sheh kështu që buzëqesh, luan me Iphone dhe u
përgjigjet pyetjeve me shumë delikatesë dhe batuta ironike, i harron menjëherë
ato 700 faqe autobiografi ku Salman Rushdie, një prej shkrimtarëve më të famshëm
bashkëkohorë, ka treguar historinë e tij dramatike.
Në librin e tij të fundit, ‘Joseph Anton’ Rushdie,
përshkruan me shumë detaje dhjetë vitet që jetoi i fshehur në Angli. Pasi
regjimi iranian, i udhëhequr nga Ajatollah Khomeyni e transformoi në një shënjestër,
sepse kishte sfiduar ortodoksinë fundamentaliste islamike me romanin “Vargjet
satanike”. Megjithatë, pasi jetoi me një tjetër identitet atë të Joseph (si
Joseph Conrad) Anton (si Anton Çehov) –që ashtu siç shkruan ai e bëri një njeri
të padukshëm, Rushdie shfaqet shumë i dashur. Për më tepër me një shpirt shumë
pop.
Teksa lexon
autobiografinë tuaj e kupton se ju keni qenë një person i denigruar nga shtypi
anglez. Nuk ju duket e pështirë…
Në të vërtetë jam pak a shumë një person normal, nuk ju duket?
Më përshkruanin si egocentrik, si i pakëndshëm, i etur për para dhe për lavdi,
madje dhe të shëmtuar. Ishte njëlloj sikur ishte krijuar një gazetë vetëm për
mua me titullin: “Daily Insult”. Dukej sikur të gjithë kishin rënë dakord për
të thënë se Rushdie kishte nevojë për mbrojtje, por nuk e meritonte. Në Angli u
përballa me një klimë shumë armiqësore, që pjesërisht vazhdon ende. Nuk ka
ndodhur në asnjë vend tjetër. Në SHBA, ku jetoj tani jam shumë i dashur nga të
gjithë.
Pas 24 vjetësh, e ke
kuptuar përse romani juaj “vargje satanike” shkaktoi aq shumë potere?
Problemi lindi jashtë librit. Për arsye politike. Kush e
dënoi dhe shkaktoi një reagim të dhunshëm në komunitetin islamik as që e kishte
lexuar. Mendoj se problemi i vërtetë është se ata që e cilësonin veten si
mbrojtës të ortodoksisë besimtare donin të kontrollonin çdo përfaqësim të
islamit. Edhe atë në një roman. Kushdo që mundohej të jepte një tjetër shpjegim
akuzohej për blasfemi. Unë e kam përballuar temën e besimit në mënyrë laike,
për këtë u vura në shënjestër: vetëm për të treguar se sa të fuqishëm ishin.
Por kur u publikua
libri fundamentalizmi islamik nuk ishte përhapur ende. Ose më mirë, nuk kishte
prekur gjithë botën …
Po, po, problemi ime ishte vetëm një prolog. Për një libër,
historia ime arriti deri në “qiell”, por ishte vetëm diçka e vogël në krahasim
me atë që ndodhi më vonë. E di se çfarë më thanë disa miq të mi amerikanë pas
shkatërrimit të Kullave Binjake?: “vetëm tani e kuptojmë se çdo të thotë të
jesh aq shumë i urryer?”
Ju pëlqen kinemaja?
Shumë. Jam rritur pa televizor, sepse në Indi, ku
televizioni mbërriti vetëm në vitet ’60-të, dhe kur emigrova në Londër, në
kolegj e kishim të ndaluar të shihnim. Pastaj shkova në universitet ku të
shihje televizion nuk konsiderohej shumë në modë, kështu që nuk më ngelej gjë
tjetër veçse librat dhe kinemaja.
Ju jeni shfaqur edhe
në filmin “Ditari i Bridget Jones”?
Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Mendoj se kanë
qenë veprimet më të rëndësishme (qesh me të madhe). Gjërat rrodhën kështu:
autorja e librit dhe një mikeshë e imja, Helen Fielding, më mori në telefon dhe
më pyeti nëse doja të shfaqesha në film. Do të interpretoja vetë veten time.
Sipas meje në të vërtetë duhej të më pyeste: “Je gati të bësh figurën e
idiotit?”.
Ju jeni shumë mik me
Bono-n e U&2…
Një djalë inteligjent, me një mendje të shpejtë, i aftë të
përthithë shumë informacione. Bashkë kemi shkruar një këngë. Mori librin tim
“The Ground Beneath Her Feet” dhe e shndërroi në një kolonën zanore të filmit
Wim Wenders, The Million Dollar Hotel. Një mrekulli e vërtetë. E pranoj, që kam
edhe një shpirt pop…
Ju e keni kritikuar
Britaninë e Madhe, por keni takuar Margaret Thatcher, apo jo?
Po, dhe më befasoi, teksa fliste me mua më prekte
vazhdimisht. Një përqasje plot me empati. Por mund të them se kam njohur shumë
pak gra aq inteligjente sa ajo.
Për sa u përket
grave, ju jeni divorcuar 4 herë…
Ndoshta duhet të pyes veten se çfarë kam që nuk shkon. Në
jetën time jam tërhequr nga dy modele femërore: ato sirena, të ekuilibruara, të
kujdesshme, d.m.th mamatë e fëmijëve të mi, dhe pastaj ato shpërthyeset,
melodramatike, të komplikuara, fatale. Megjithatë, me divat e kam mbyllur
kapitullin, po ashtu dhe me martesat. Djali im ma ka përkuar haptazi. Më ka
thënë: “Babi mjaft, mos u marto më”. Ka të drejtë. Bëj shaka, por nga dashuria
nuk do heq dorë kurrë. Nuk mund të jetosh pa dashuri.
Comments
Post a Comment