Zbulimi arkeologjik: Jezusi s’ka lindur në Bethlehem?



Arkeologët izraelitë njoftuan të mërkurën se, në bazë të dëshmive arkeologjike, besojnë që Jezus Krishti nuk ka lindur në Bethlehem, por në një fshat me të njëjtin emër, në Galile. Arkeologu, Aviram Oshri, i tha agjencisë AP se ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme që tregojnë se Jezusi ka lindur në fshatin në fjalë, sepse ai, mes tjerash, është vetëm shtatë kilometra larg Nazarethit, përderisa Bethlehemi, që asokohe ishte i pabanuar, është plot 150 kilometra larg tij. "Gjatë ndërtimit të një rruge lokale punëtorët zbuluan mbetje të enëve nga guri, që asokohe përdoreshin nga çifutët. Fshati ishte i rrethuar me mur të lartë, ndërkohë që nuk ka dëshmi për banues në qytetin Bethlehem. Prandaj, besojmë se Jezusi lindi këtu”, sqaroi Oshri. Sipas tij, ka dëshmi se në periudhën e hershme të krishterimit fshati Bethlehem kremtohej si vendlindje e Krishtit, për ç’gjë sot dëshmojnë edhe muret e ruajtura të ndërtuara nga mbreti Justinian. Arkeologu izraelit po ashtu tha se, ky pohim mbështetet edhe nga e dhëna se, në fund të shtatzënisë, Maria kalëroi mbi një gomarë, nga Nazarethi drejt Bethlehemit, sepse ai ishte vetëm shtatë kilometra larg, përderisa qyteti i njohur – që asokohe ishte i pabanuar - është larg plot 150 kilometra. Megjithatë, dëshmi konkrete arkeologjike që do t’i konfirmonin pohimet e Oshri nuk ekzistojnë. Rrjedhimisht, ai beson se ky zbulim s’do të ketë shumë rëndësi për krishterimin.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk