Doktoresha nga Gjilani, Xhylsime Kçiku, hynë në enciklopedinë e personaliteteve botërore "Who is who in the world“



Për shkak të arriturave të saj shkencore është ftuar dhe përzgjedhur që biografia e saj të editohet në librin prestigjioz biografik „ Who is who in the world“ , libër ky që publikon biografitë e personaliteteve shumë të njohura si Bill Clinton, Albert Einstein, Barack Obama, Bill Gates, Robert De Niro, fitues të çmimeve nobel, familjet mbretërore, lider politikanë, mjekë, juristë, arkitekte, shkencëtare, sportistë etj.
Bëhet fjalë për Dr. Xhylsime Kçiku, e lindur në Gjilan e cila ka përfunduar studimet e Mjekësisë në Universitetin e Grazit, Austri. Është një ndër mjekët e rrallë që posedon dy tituj, sidomos kur merret parasysh mosha e re e Kçikut. Ajo ka marrë pjesë dhe prezantuar në mbi 60 kongrese, simpoziume dhe seminare të ndryshme shkencore në gjithë botën.
Kçiku, përpos të arriturave të jashtëzakonshme shkencore flet dhe shkruan rrjedhshëm pese gjuhë. “Libri „Who is who in the world“, është enciklopedi, libër që boton biografitë e personave që shquhen për të arriturat e tyre jetësore. Botohet që nga viti 1899, është botim historik, origjinal dhe prestigjioz që publikon të dhëna të personave që kanë arritur një karrierë të jashtëzakonshme.
Seleksionimi për botim në këtë libër bazohet në kritere shumë të ashpra dhe në të dhëna shumë të sakta. Individët konsiderohen për publikim nëse kanë një pozitë shumë domethënëse ose të arriturat janë të jashtëzakonshme dhe me vlera shumë signifikante për shoqërinë.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk