Në Londër zbulohen mbetjet e teatrit të Shakespeare
Arkeologët kanë zbuluar rrënojat e teatrit ku janë inskenuar
për herë të parë disa nga shfaqjet me tekst të William Shakespeare. Mbetjet e
“Curtain Theatre”, që ishte hapur më 1577, janë gjetur prapa një kafehaneje në
Shoreditch, në lindje të Londrës. Autoritetet kanë premtuar se do ta
“ringjallin” këtë teatër dhe aty të inskenohen sërish shfaqje.
Arkeologët e Muzeut Arkeologjik kanë zbuluar pjesë të
oborrit të teatrit dhe mureve të sallës, pas gërmimeve që kishin nisur qysh në
tetor të vitit të kaluar. “Kjo është diçka fantastike që na jep pasqyrë unike
për teatrot e hershme shekspiriane”, ka thënë të martën udhëheqësi i
arkeologëve, Chris Thomas. Teatri “Curtian” ishte menaxhuar nga James Burbage
dhe ishte shtëpia e “Shakespeare Company”. Për teatrin nuk ka fakte që nga viti
1622. Shfaqjet të cilat mendohet se janë dhënë premierë në këtë teatër përfshijnë
veprat “Henry V”, “Romeo and Juliet”. “Ky është njëri nga zbulimet më me ndikim
i viteve të fundit për Shakespare”, ka thënë një zëdhënës i “Ploug Yard
Developments”, që ka uebfaqen përmes së cilës është zhvilluar hulumtimi.
“Megjithëse dihej se teatri ‘Curtain’ mund të kishte qenë në këtë zonë,
lokacioni i vërtetë gjithmonë ka qenë mister”, ka shtuar ai.
Drejtori artistik i “Royal Shakespeare Company”, Michael
Boyd, ka thënë se muret e gurët e zbuluar japin ndjenjën e prezencës së
hapësirës në të cilën është zhvilluar puna e hershme e Shakespeares. Gërmimet e
mëtejshme pritet të realizohen brenda këtij viti.
Comments
Post a Comment