Saimir Pirgu triumfon me Traviata e Verdit në Vjenë
Traviata e Verdit është një opera e njohur për rolin e
Violetës, kurtizania me zemrën prej floriri që zgjodhi nderin mbi dashurinë që
të vdesë në krahët e dashnorit të saj. Në qendër të operas është historia e
kurtizanes Violeta Valery. Por Violeta ka dalë në plan të dytë në një
produksion të ri të operas në Vjenë nga vetë dashnori i saj, Alfredo me
interpretimin e tenorit shqiptar Saimir Pirgu. Është vetëm pjesërisht faji i
Irina Lungut- sopranoja e hollë ruse që interpretoi rolin e Violetës.
Zëri i saj ishte pak më shumë se i këndshëm në një festival
të Vjenës, të dëgjuar natën e së mërkurës. Por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme
për një rol që është nga më kërkuesit në repertorin prej koloraturave të shumta
që shkojnë deri në shkallët e larta të C-së, duke kërkuar ndryshime të shumta
të ritmit dhe të lartësisë së vokalit.
Violeta duhet të portretizohet nga një zë po aq
multidimensional sa dhe vetë ajo, por zëri i Lungut duket sikur nuk e ka
gjerësinë dhe përkulshmërinë e duhur. Edhe pse tendenca për të shkuar në
regjistrat e lartë zvogëlohet pas aktit të parë, ajo vazhdon të ketë probleme
notat e larta të rastit – një shmangie nga portreti i nivelit të lartë të një
vajze festash që u kthye në besnike të shpirtit të saj binjak, Alfredos,
dashurisë së saj të parë dhe të vetme. Rolin e Alfredos e interpretoi tenori
shqiptar, Saimir Pirgu, i cili përfaqësonte një djalosh të ri që gjeti
dashurinë e tij të vërtetë tek një grua qyteti pa moral. Aktrimi i tij
përfshiu: ndenja nga me pasionantet tek ato më të buta, shkatërrimin, deri në
inat.
Kështu ndodhi edhe me zërin e tij. Interpretimi pasionant i
Saimir Pirgut në “Dei Miei Bollenti Spiriti”- një nga ariet e Alfredos- në
mënyrë të gjallërishme tregoi një burrë që mendonte për lumturinë e tij, edhe
pse pritej tragjedia e ndarjes dhe më e keqja akoma. Pirgu konfirmoi në
komentet në dhomat e zhveshjes para performancës se disa tenorë e kanë problem
këndimin e Alfredos.
“Ata nuk e pëlqejnë rolin, pasi nuk u pëlqen të jenë të
dytët”, tha tenori shqiptar. Por Saimir Pirgu nuk ishte pas askujt të mërkurën
me një interpretim që ishte i shkëlqyer, si vokalisht dhe dramatikisht.
Gjithashtu, interpretim të mirë treguan dhe Gabriele Viviani si Xhorxho
Germont, babai i Alfredos; Dshamilja Kaiser si Anina, shërbëtorja e Violetës;
Guenther Haumer si Doufoli, rivali i Alfredos, Tomas Juhas si Gastoni dhe
Krzystof Borysiewicz si D’Obigni, pjesëtarët e grupit të festës, dhe Guenes
Guerle si doktori.
Nga plateja, dirigjenti Omer Meir Welber ofroi një shtrirje
të gjerë muzikore nga preludet e para të buta që reflektojnë brishtësinë e
personazheve në skenë, deri tek kthimi i temës së dashurisë pak para vdekjes së
Violetës me të gjitha ngjyrimet e orkestralit. Gjithashtu duhen përgëzuar
drejtuesit Deborah Warner dhe Xheremi Herbert, përgjegjës për skenën. Pamjet e
tyre, duke përfshirë dhe një pyll që ndërronte ngjyrën sipas stinëve, krijuan
një mbrëmje vërtet të kënaqshme, pa kërcënuar kalimin në plan të dytë të asaj
që opera ka qëllim: muzikën. /The Associated Press/
Comments
Post a Comment