“Shpallet heretik”, Gunter Grass, rri larg sinagogës


Shkrimtarit të njohur gjerman Gunter Grass i është kërkuar që të mos e vizitojë sinagogën në vendlindjen e tij në Gdansk të Polonisë.
Shkrimtarit gjerman, Gunter Grass, fitues i çmimit Nobel për letërsi, i ndaluar për të hyrë në Izrael, i është kërkuar që të mos e vizitojë sinagogën në Gdansk.
Grass, 85-vjeçar, ka mbërritur të premten në vendlindjen e tij në qytetin polak, ndërsa të shtunën ka hapur një ekspozitë me piktura të tij.  “Ne i dëshirojmë Gunter Grass-it një qëndrim të këndshëm në Gdansk,” ka thënë për Gazeta Wyborcza Michal Samet, kryetar i Komunitetit Hebre në Gdansk. “Ka aq shumë vende të mrekullueshme në Gdansk, qyteti ka një histori mbi njëmijë vjeçare, sigurisht që do të ketë shumë gjera për të parë këtu. Ai ka qenë në sinagogën tonë njëherë, para pesë viteve, dhe mendoj se kjo mjafton”.
Në fillim të këtij viti, Grass e botoi në një gazetë gjermane dhe botime tjera ndërkombëtare poezinë e tij, “What Must Be Said,” e cila e dënon qeverinë gjermane të kancelares Angela Merkel për pajtim për të subvencionuar shitjen e nëndetëseve shtesë Izraelit.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk