Një tjetër rekord për Dan Brown


Për të katërtin vit më radhë, autori i romanit bestseller, ‘The Da Vinci Code’, e kryeson listën e shkrimtarëve që kanë dhuruar më së shumti për dyqanet humanitare të Oxfam.
Dan Brown mund të mos jetë më shkrimtari më së shpejti i shitur i të gjitha kohërave, duke e humbur këtë rekord javën e kaluar nga shkrimtarja EL James dhe romani i saj erotik ‘Fifty Shades of Grey’, por autori i ‘The Da Vinci Code’ e ka ruajtur një tjetër: ai ka dalë në krye të listës së Oxfam-it të shkrimtarëve që kanë dhuruar më së shumti në dyqanet e tyre të bamirësisë. Shkrimtari kriminalistik skocez Ian Rankin ishte i dyti në listën e shkrimtarëve që kanë dhuruar librat e tyre për dyqanet e Oxfam-it, i ndjekur nga James Patterson, Alexander McCall Smith dhe John Grisham. Shkrimtari amerikan i romaneve triler, John Grisham, u fut në listën e shkrimtarëve që kanë dhuruar më së shumti për herë të parë këtë vit.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk