Harmonia dhe dashuria jane motivimi i ekzistences ne nje bote te te gjitheve
Fotot e mrekullueshme ku macja përqafohet me zogun dhe me miqtë e saj të
tjerë po bejnë xhiro ne web. Këto imazhe fotografike tregojnë harmoninë
e mrekullueshme midis kafshëve. Fotografi Mark Taylor ka treguar me
këto foto anën e butë që ekziston te cdo kafshë dhe shpend. Fotografitë e
tij janë bërë pjesë e kalendareve në zyra dhe në shkolla.
Një fotograf britanik ka realizuar disa foto me kafshë të vogla që do të zbusnin zemrën e kujtdo. Fotot e Mark Taylor janë bërë popullore në mbarë botën për mënyrën perfekte me të cilën ai ka arritur të kapë anën më të butë të kafshëve më të dashura nga ne.Duke përdorur një sfond tërësisht të bardhë në fotot e tij dhe duke bërë bashkë çifte kafshësh që nuk është se kanë ndonjë miqësi të madhe në jetën e përditshme, fotografi i talentuar ka arritur të zërë kopertinën e revistës prestigjiozë ‘National Geographic’. Ai ka sjellë në momente të një afrimiteti shumë të këndshëm në fotot e tij qen dhe mace, mace dhe rosa sikur të ishin miq shumë të mirë mes tyre dhe fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë rast kur ata të sulmonin njeri-tjetrin, siç bëjnë zakonisht kur janë më të rritur.
Ne kete set fotosh, arrin te kuptosh lehtesisht se sa e bukur dhe sa e sigurte eshte jeta ne nje realitet ku qenjet, si keto kafshe dhe shpend, jane prane njeri-tjetrit, duan njeri-tjetrin, pranojne njeri-tjetrin dhe deshojne qartesisht qenjeve humane se sa e lehte dhe sa e bukur eshte nje gje e tille. Domosdoshmeria per te mbushur me dashuri dhe afinitet ambientin ku ne jemi te detyruar te jetojme jo te vetmuar, mbart mbi vete sekretin e gjithckaje qe ne kumtojme. Ky set fotosh profesionale pervecqe zbavites dhe joshes, eshte nje qasje per te mbushur hendekun e thelle ku qenjet njerezore ndermjet tyre, qenjet njerezore ne raport me realitetin, natyren dhe me veten, ndahen.

Comments
Post a Comment