Zbulohet 'thërrmija e Zotit', grimca që shpjegon krijimin e Universit


Shkencëtarët pohuan sot se kanë zbuluar një thërrmijë të re subatomike që i plotëson kriteret e thërrmijës Higgs boson, deri tani e parashikuar vetëm teorikisht. Lajmi që u bë i ditur në Organizatën Europianë të Kërkimeve Bërthamore u prit me interes të jashtëzakonshëm dhe u vlerësua si një nga zbulimet më të mëdha të 100 vjetëve të fundit. Shkencëtarët kishin 45 vjet që përpiqeshin të gjenin prova të ekzistencës së thërrmijës që ishte parashikuar teorikisht që në vitin 1964 nga profesor Peter Higgs. Ekzistenca e kësaj thërrmije qëndron në bazë të teorisë së ashtuquajtur Modeli Standard, që është sot për sot teoria më e pranuar e mënyrës se si u krijua Universi. Profesor Higgs u shpreh se ai nuk e kishte besuar se zbulimi i thërrmijës së parashikuar prej tij do të ndodhte sa kohë ai ishte gjallë. Thërrmija Higgs boson e lokalizuar nga shkencëtarët është çelësi që shpjegon se si materia mund të fitojë masë dhe lejon përdorimin e Big Bang si teoria e fillimit të universit. Zbulimi i kësaj thërrmije, e quajtur ndryshe si ‘thërrmija e Zotit’, ishte synimi kryesor i eksperimenteve në impiantin gjigand të tunelit të nëndheshëm në Zvicër, ku shkencëtarët përplasnin thërrmija elementare, i quajtur Large Hadron Collider.










Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk