Frederik Shopen (Frédéric Chopin) u lind më 1 mars 1810, kjo datë gjithsesi mbetet e diskutueshme për kompozitorin dhe fa-miljen e tij, pasi në certifikatën e lindjes që është lëshuar disa javë pas lindjes, shënohet 22 shkurt. Shopen është lindur në fshatin Żelazowa Wola, pranë Sochaczew, në rajonin Mazowsze që atëbotë bënte pjesë në Dukatin e Varshavës. Zotërimet e Żelazowa Wola i përkisnin kontit Skarbek dhe ati i Shopenit, Mikollaj (Nicolas) Chopin, polak me origjinë franceze, ishte atje i punësuar si kujdestar. I lindur në vitin 1771 në Marainville, në Lorraine të Francës, ai ndërtoi, në fëmijërinë e vet, marrëdhënie miqësore me familjet polake të kontit Michal Pac si dhe me administratorin e pasurisë së tij, Jan Adam Weydlich. Në moshën 16 vjeç Mikollaj shoqëron për Poloni miqtë e vet francezë dhe vendoset atje përgjithnjë. Nuk kthehet më në Francë dhe as nuk mban marrëdhënie me familjen e tij franceze, duke i rritur fëmijët e vet si polakë. Në 1860 Mikollaj Shopen
Comments
Post a Comment