Bibliotekat e Evropës, këto thesare të dijes, ky testament i qytetërimeve
Albert Vataj
Djegia e bibliotekës së Aleksandrisë konsiderohet një nga
katastrofat më të mëdha të botës së dijes dhe kulturës, historisë dhe
arkeologjisë, fizikës dhe kimisë, astrologjisë dhe strofizikës, e pafund
shkenca të tjera, të cilat kishin të trehuar në atë fole të dijes përvoja dhe
eksperienca të patëdyta. Megjithëse ajo vazhdon të mbetet një hendek i
qytetërimeve dhe botëve të komunikimit të dijes dhe botkuptimit shpirtëror,
bota është treguar dhe vijon të jetë e kujdesshme dhe ta trajtojë si prioritare
këtë sferë të zhvillimit duke ruajtur dhe mirëmbajtur ato që trashëgojmë dhe
duke pasuruar dhe modernizuar ato që erdhë më pas. Ata jo vetëm janë të pasura
me tituj, por edhe me hire dhe me art. Bota njeh plot të tilla dhe zotëruesit e
tyre krenohen për këto visare të çmuara për këtë urë komunikimi me qytetërimet.
Bibliotekat janë një strehë nga jeta e përditshme dhe realiteti, vende ku
çdokush mund të hyjë dhe të marrë njohuritë e ofruara, vend ku të gjithë mund
të përfshihen në histori, letërsi dhe kulturë. Ne e dimë se librat janë ato që
janë të rëndësishme, por secili preferon të hyjë në botën e librave në vende të
bukura, të cilat janë vetë pjesë e kulturës që ofrojnë librat. Kjo është një
listë e bibliotekave më të bukura në Evropë. Ata janë sot nëpër Evropë si kreshtat e qytetërimeve, si bedenat e kohëve që flakadanin për të ndritur përgjithnji kohërat. Evropa i ka bibliotekat si zonja të rënda, të hishme dhe fiznike. Ata reflektojnë sharmin e vetë kontinentit plak, bukurisë dhe kulturës së pasur që trashëgon. Si ata nuk gjenden mbi dhe. Janë të patëdyta dhe marramendëse. Edhe vetë Evropa është e magjepsur pas tyre, aq sa vazhdon të jetë në një dashuri gjithnjë fillimore me ta.
Comments
Post a Comment