Manuali i seksit, vepra e shekullit XVII nga fizikanti Nicholas Culpeper dhe mendimtari Albertus Magnus
Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit, do të dalë në ankand në Edinburg. Libri tabu ishte i njohur për vizatimet eksplicite të pozitave seksuale.
Një manual për seks dhe shtatzëni që daton që nga viti 1680, i cili
gabimisht i ishte atribuuar Aristotelit, do të dalë në ankand gjatë këtij muaji
në Lyon & Turnbull në Angli. "Aristotle's Compleat Master-Piece"
mund të jetë ndaluar në Britani deri në vitet e gjashtëdhjeta, sipas disa
burimeve, megjithëse kjo është e dyshimtë. Një gjë është e sigurt: “Ka qenë
tabu dhe shumë njerëz nuk kanë dashur ta kenë emrin në të”, tha specialistja e
librit në Lyon & Turnbull, Cathy Marsden, gjatë një interviste.
Sa për faktin se pse libri i ishte atribuuar Aristotelit, ‘ne mendojmë
se ishte vetëm sa për ta rritur në njëfarë mënyre profilin e librit”, tha
Marsden. Gjithashtu ka pasur disa sugjerime se pjesë nga libri, ndonëse jo aq
shumë, mund t’i atribuohen veprës së Aristotelit. Një pjesë gjithashtu duket se
vjen nga vepra e fizikanit të shekullit 17, Nicholas Culpeper si dhe nga vepra
e shenjtit mendimtarit të madh të shekullit 13, Albertus Magnus.
Libri, megjithëse konsiderohej tabu, ishte një ‘kënaqësi e seksit’, i
njohur për vizatimet eksplicite të pozitave të seksit dhe gjëra të tilla.
Imazhet në këtë ‘kryevepër’ tregojnë një bust gruaje dhe vizatime të fëmijëve
flokëgjatë me gjymtyrë shtesë dhe, sipas gazetës The Guardian, një imazh që
tregon një bust gruaje të çelur në pritje të shfaqjes së një bebeje në mitrën e
saj. Por, Marsden tha se nuk ka imazhe eksplicite në të.
“Në njëfarë mënyre shpjegon avitjen e martesës dhe moshën se kur të
rinjtë duhet të martohen dhe pastaj vazhdon të tentojë të shpjegojë faktin se
pse fëmijët kanë gjymtime; këtë e quajnë lindje monstruoze”, tha Marsden për
LiveScience. “Ata shpjegojnë se si të krijojnë fëmijë meshkuj dhe femra”, tha
Marsden, duke shtuar se libri përshkruan se në çfarë faze të hënës duhet bërë
marrëdhënie për të lindur një mashkull apo femër.
Në seksionin e librit të titulluar “Of monsters and monstrous births”,
autori/autorët i përshkruajnë fëmijët e shpërfytyruar dhe flokëgjatë si
‘përbindësha’. Për shembull, në disa edicione të librit, shkruan, “Një tjetër
përbindësh, që përfaqëson një fëmijë flokëgjatë: Ishte i mbuluar me flokë sikur
një bishë. Ajo që e bënte më të frikshëm ishte se kërthiza e tij ishte në
vendin ku duhej të ishte hunda dhe sytë e tij ishin të vendosur në vendin ku duhej
të ishte goja, ndërsa goja e tij ishte në mjekër”.
“Është një pjesë ku thuhet se një fëmijë ka lindur i zi për shkak se
nëna e tij po mendonte për një zezak në momentin kur e kishte krijuar”, tha
Marsden.
Në seksionin e një botimi të librit që shpjegon se ‘çka është mbetja
shtatzënë’ autori shkruan, “Ditën e parë pas mbetjes shtatzënë ajo ndien një
drithërimë të vockël që i sillet nëpër tërë trupin; një gudulisje në mitër, një
dhimbje të vogël në pjesët e ulëta të barkut.” Ky pasazh tenton të përshkruajë ‘marramendjen’
dhe ‘puçrrat në fytyrë’ që me sa duket mendohej se shfaqeshin pak ditë pas
mbetjes shtatzënë.
Një pjesë tjetër detajizon ‘udhëzimet për gratë e moshës së mesme’.
Sipas The Guardian, edicioni që është vënë në ankand nga Lyon &
Turnbull mund të jetë botuar në vitin 1766. Oferta do të fillojë më 16 janar në
shtëpinë e ankandeve në Edinburg me rreth 300 apo 400 funta. Gjërat tjera që do
të vihen në ankand po të njëjtën ditë përfshijnë historinë e rrallë në tetë
vëllime "A History of the Birds of Europe," nga ornitologjisti i
shekullit 19 Henry Dresser, sikurse edhe harta e ngjyrosur me dorë e Afrikës e
shekullit 16.
Gazetaexpress
Comments
Post a Comment