Eva Alikaj: Ambicia ime artistike jashtë Shqipërisë, suksesi i djalit tim
E qeshur dhe plot nostalgji për çdo gjë në Shqipëri, aktorja Eva Alikaj rrëfen për suplementin “Koha Tjetër”, rikthimin e saj në skenën shqiptare si prezantuese e stinës koncertore të Orkestrës Simfonike të RTSH-së, lidhjen e saj me djalin Xhino dhe muzikën simfonike, si dhe rikthimin në një film shqiptar. “Ka qenë në fakt, një dëshirë e kahershme për të prezantuar një koncert ose një festival dhe aq më tepër një koncert të muzikës klasike. Personalisht muzika klasike më tërheq shumë edhe për faktin se djali im është muzikant”, - thekson Eva Alikaj. Kur ishte vetëm 21 vjeç, aktorja Eva Alikaj fitoi kupën si “Aktorja më e mirë” e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, me filmin “Njeriu i mirë” (1982). Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar. Edhe në teatër ka një fillim shumë të mirë, me rolin e Xhulietës në tragjedinë “Romeo e Xhulieta” të Shekspirit. Vazhdon të luajë me sukses në film, duke u vlerësua