Marsel-izimi i muzikës shqiptare, si një risi suksesi të garantuar



Nga Albert Vataj
Pa dashur ti referohem rasteve analoge kur filozofitë e artit janë pagëzuar jo pak herë nga ata që mbajnë zanafillën e një risie, e një tendence, po cek një prej shumë dukurive që popullojnë sot botën e muzikës shqiptare. Qasje të tilla, si ngado edhe në vendin tonë, zakonisht kanë ardhur dhe janë kthyer në tipizim të ecurisë së artit, në etapa dhe shtresime, janë ideur pa shkaksi të qëllimshme nga kritika. Përkuar kësaj logjike ngasem të mëtoj një orvatje kumtimi të muzikës shqiptare, e cila është gjenur përballë një risie, një tendence me garanci suksesi. Nëvoja për një terren më të sigurt në këtë xhungël përballjesh dhe kacafytjeje ka diktuar nevojën e artistëve të stisin, të qëmtojnë, të hulumtojnë mënyra dhe sajesa, të cilat mundësojnë një ngasje të publikut. Është fjala për atë etapë në të cilën ka hyrë muzika, në marselizimin e saj. Etimologjia e termit “marselizim” (sipas asaj që kumtoj unë) vjen nga zëri që shtangu dëgjuesit kur ai, Marseli, e gjen papritur veten në qiejt e shtatë të suksesit pas bashkëpunimit me Aurela Gaçen dhe Dr. Florin.
 Ishte Aurela Gaçe në një bashkëkrijim me Dr Florin, që duke “guxuar”, sollën në muzikën shqiptare një risi. “Guxuan” të eksperimentonin dhe të rënditnin këtë bashkëpunim në një yshtje, në një fenomen që do të molepste ardhjet e mëvonshme, të cilat për hir të së vërtetës rezultuan si shumë të sukseshme, Kujtojmë këtu Adrian Gaxhen dhe Floriani, te “Ngjyra e Kuqe” dhe së fundi Silva Gunbardhi me Mandin. Kjo tendencë përqafoj në mënyrë të befasishme interesimin e admiruesve, të cilët bënë që këto bashkëpunime, këto zbulesa zërash metalizato të përbënin një garanci suksesi. Këtë fenomen të muzikës shqiptare jam përpjekur ta etiketoj dhe të gjithë shtigjet më kanë çuar tek përvoja fillimore e kësaj risie, që ka të bëjë me “Origjinale”, e cila kishte si të veçantë pikërisht zërin e Marselit, i cili shumë shpejt u kthye në një refren për publikun. Nga ana e tyre edhe vetë këngëtarët, tashmë të mirënjohur, kanë pranuar me modesti se gjithçka në atë që quhet sokses është i atyre, Marselit, Florianit dhe Mandit. Për hit të së vërtetës atyre u ka interesuar më shumë suksesi se sa shkëlqimi i beftë i kësaj kadegorie vokale. Kjo risi e transformoi “Ngjyra e kuqe” të duetit Adrian Gaxha dhe Floriani në një rekord në YouTube, e cila gjithashtu u vlerësua me çmimin e internetit në Festivalin e “Kënga Magjike 2012”. Gjithashtu në këtë eveniment të rëndësishëm të muzikës shqiptare trimfoi një tjetër risi “marselizimi”, nëse mund t’i japin këtë tagër, “Romale”, bashkëpunimit e këngëtares Eli Fara me Grupin Mangavatu. E tashmja është përfshirë nga një tjetër “marselizim”,  “Te ka lali shpirt”, përformacë e përbashkët e Silva Gunbardhi me Mandin dhe Dafi, këngë cila ka hyrë në kuotën e 4 milionë klikime në YouTube, duke u bërë gjithashtu dhe hitin e këtij viti. Ende nuk jemi përballë një tjetër “marselizimi”, por ajo që dimë derimtash është se kjo risi suksesi do të pasurojë ende listën e kësaj fulozofie bashkëpunimi. Suksesi i garantuar do të ishte një pasaportë e preferuar për ciliondo nga këngëtarët, të cilët kanë pranuar që shkëlqimin e yllit të tyrë ta transferojnë në zërat penetrues të Marselit, Florianit dhe Mandit. Ky fenomen, të cilin e quaj marselizim, nuk merr përsipër dhe aq ngulmin e këtij kumti krijues për të kapërthyer qiejt e epërm të vlerës artistike. Këtë risi mbetem ta pranoj, si një miklim hipnotik, si një qëllesë e fatit, si një energjie, e cila merr forcë depërtuese nga një shkak i pashpjegueshëm. A nuk ndodhi kështu edhe me fenomenin “PSY Gangnam Style”, e cila u vlerësua në MTV EMA Awards si klipi më i mirë, duke hyrë gjithashtu në Librin e Rekordeve Guiness si kënga më me shumë “pëlqime” në histori me 1,284,712,861 likes, sukses që ka befasuar edhe vetë këngëtarin, i cili me modesti është shprehur se nuk kishte bërë diçka të jashtëzakonshme.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk