“Atlantis” diel në sipërfaqe pas 25 vjetësh jetë nënujore



Pwrgatiti: Albert Vataj
Ai është “Atlantis” që ne kurrë nuk e njohëm. “Atlantis”, për të cilin vetëm Platoni na rrëfeu. “Atlantis” që sipërmarrje kinematografike dhe jo vetëm, u përpoqën ta përjetësojnë, duke e ngulitur në memuarin e kureshtisë së njerëzimit më shumë si një legjendë se sa si një e shkuar e varrosur nën ujë. Ky qytet kishte fatin tragjik të Atlantis, por nuk mundi të mbetej një Atlantis. Rivjen mbi sipërfaqe si Epecuen, qytet që e bëri të famshëm veç lavdia e turizmit, apokalipsi dhe sot vullnesa për t’iu rikthyer banorëve të vet. Një qytet që sot kumton trishtim dhe makth, zbraztësi dhe vetmi. Dikur një qytet që jetonte me resurset që i kishte natyra. Një qëndër me banorë të apasionuar pas peshkimit, modest në pretendime, por ambicioz për të ardhmen e tyre, të cilën do t’ia garantonte turizmi. Pikërisht atëherë kur shkëlqimi i saj qasej përnga majat, ndodhi ajo që nuk pritej. Një apokalip do të vinte për të varrosur nën ujë qytetin e Epecuen-it, dhe për të dëbuar përgjithmonë banorët e saj. Qielli kishte zbrazur gjithë zemëratën e tij mbi këtë qytet dhe këto qytetar të pafajshëm. Ditë të tëra shi papushim do ta groposnin shumë metra nën ujë Epecuen. Pas 25 vjetësh nën ujë, ëndrra dhe dashuria e shumë banorëve rishfaqet në dritën e diellit.  Ky qytet tashmë është një kujtim i tishtë. Ashtu siç ai i dëboi banorët e vet para 25 vjetësh, ashtu e kanë braktisur ata sot kur ai kërkon të rilind.
Vetëm një banorë i është përgjigjur këtij kushtrimi tragjik. Të tjerë vijnë për të rrëfyer, për të marrë me vete trishtim dhe nostalgji dhe duke lënë pas një Hiroshima të natyrës. Nga lart shihen qartë banesat e rrënuara, pemët e thara madje edhe mbetjet të ndryshkuara krevatësh dhe automjetesh. Aktualisht i vetmi banor i Epecuen-it është një 81-vjeçar i quajtur Pablo Novak. Gjatë përmbytjes ai u zhvendos për pak kilometra duke u strehuar në zonat më të larta, ndërsa me tërheqjen e ujit, ka rikthyer në funksionalitet të plotë banesën e tij. Shkatërrimi nga uji ka qenë i madh, sidomos në bimësi nisur nga fakti që laguna ka nivele të larta të kripës në ujë, aq sa renditet e dyta në botë, pas niveleve të Detit të Vdekur.
25 vjet pas përmbytjes, uji është tërhequr pas duke nxjerrë në dritë mbetjet dhe shkatërrimin e qytezës së Epecuen-it, 550 kilometra në jug-perëndim të kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires.
Historia e kësaj qyteze është e denjë për skenarin e një filmi hollivudian. Mbijetesa në këtë zonë të Argjentinës sigurohej fillimisht nga blegtoria dhe peshkimi, ndërsa më vonë, me nisjen e turizmit qyteza nisi periudhën e artë. Shumë argjentinas nisën ta vizitojnë qytezën, pranë së cilës ndodhej një prej lagunave më piktoreske të Amerikës Latine. Turizmi rriti gjallërinë, rriti të ardhurat, rriti banorët. Në vitet 1970 numri i banorëve kapte disa mijëra dha vazhdoi të rritej vazhdimisht deri në vitin 1985.
Pikërisht në këtë vit, Argjentina u përball me stinën më të lagësht të historisë së saj. Shira të shumtë zgjatën për javë me radhë. Niveli i lagunës së Epecuen-it nisi të rritej frikshëm. Uji nisi të pushtojë ngadalë territor nga qyteti, fillimisht me centimetra, e më pas me metra, derisa shtriu pushtetin e tij në gjithë banesat, duke shkuar në 10 metër thellësi.
Përmbytja graduale u dha mundësi banorëve të largoheshin e të merrnin me vete gjerat e tyre më të vlefshme. Sot, 25 vite pas përmbytjes totale, uji i lagunës është tërhequr dhe në sipërfaqe kanë dalë mbetjet e qytezës, dikur të lavdishme.
Nga lart shihen qartë banesat e rrënuara, pemët e thara madje edhe mbetjet të ndryshkuara krevatësh dhe automjetesh. Aktualisht i vetmi banor i Epecuen-it është një 81-vjeçar i quajtur Pablo Novak. Gjatë përmbytjes ai u zhvendos për pak kilometra duke u strehuar në zonat më të larta, ndërsa me tërheqjen e ujit, ka rikthyer në funksionalitet të plotë banesën e tij. 25 vjet pas përmbytjes, uji është tërhequr pas duke lënë pas mbetjet dhe shkatërrimin e qytezës së Epecuen-it, 550 kilometra në jug-perëndim të kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires. Historia e kësaj qyteze është e denjë për skenarin e një filmi hollivudian. Mbijetesa në këtë zonë të Argjentinës sigurohej fillimisht nga blegtoria dhe peshkimi, ndërsa më vonë, me nisjen e turizmit qyteza nisi periudhën e artë. Shumë argjentinas nisën ta vizitojnë qytezën, pranë së cilës ndodhej një prej lagunave më piktoreske të Amerikës Latine. Turizmi rriti gjallërinë, rriti të ardhurat, rriti banorët. Në vitet 1970 numri i banorëve kapte disa mijëra dha vazhdoi të rritej vazhdimisht deri në vitin 1985.
Pikërisht në këtë vit, Argjentina u përball me stinën më të lagësht të historisë së saj. Shira të shumtë zgjatën për javë me radhë. Niveli i lagunës së Epecuen-it nisi të rritej frikshëm. Uji nisi të pushtojë ngadalë territor nga qyteti, fillimisht me centimetra, e më pas me metra, derisa shtriu pushtetin e tij në gjithë banesat, duke shkuar në 10 metër thellësi.
Përmbytja graduale u dha mundësi banorëve të largoheshin e të merrnin me vete gjerat e tyre më të vlefshme. Sot, 25 vite pas përmbytjes totale, uji i lagunës është tërhequr dhe në sipërfaqe kanë dalë mbetjet e qytezës, dikur të lavdishme.
















Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk