22 prill Dita e Tokës, ndërmendja e përbotshme për banesën tonë të përbashkët



Dita e Tokës festohet në të gjithë planetin çdo 22 prill. Synimi i kësaj date është të ndërgjegjësojë njerezit në lidhje me rëndësinë e natyrës dhe respektin e saj. Në fillim është festuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes gjate ekuinoksit pranveror, kurse ne shumicen e vendeve te botes kjo dite festohet ne 22 prill. Ajo konsiderohet dita e apelimit ndaj problemeve kryesore qe lidhen me degradimin e tokes, si rezultat i braktisjes dhe keqperdorimit te saj, ndotjen nga industrite kimike, erozionit te shkaktuar nga shpyllezimet masive. Themeluesi i Dites se Tokes, senatori amerikan Gaylord Nelson, nisur nga deshira qe problemet mjedisore te hynin ne vemendjen e politikaneve, ne vitin 1962 hodhi mendimin per kremtimin e Dites se Tokes, qe me pas mori edhe aprovimin e Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne ate kohe, John Kennedy. Ideja e festimit te Dites se Tokes gjeti zbatim pas nje periudhe shtate vjeçare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku me 22 prill te vitit 1970, ne mbrojtje te mjedisit te Tokes, u realizua nje demonstrim me pjesemarrjen e 20 milione veteve. Me kalimin e kohes, aktiviteti u kthyer nga nje dite kombetare ne nderkombetare, duke apeluar se kujdesit per planetin tone eshte kujdes per brezat e ardhshem. Tradita e Dites se Tokes vazhdon te respektohet edhe sot, ne nje kohe kur planeti perballet me shume se kurr me shkaterrimin e natyres dhe ngrohjen globale.














































Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk