“Peshkatarët e Perlave”, kjo kryevepër operistike e Zhorzh Bize mbush 150 nga premiera e saj në Teatrin Lyrique të Parisit
Nga Albert Vataj
“Peshkatarët e Perlave” është një opera në tre akte e kompozitorit
francez Zhorzh Bize, me libret nga Eugen Cormon dhe Michel Carre. Kjo opera, e
cila më pas do të kaplonte një famë dhe admirim, u dha për publikun francez më 30
shtator 1863, plot 150 vjet më parë. 18 herë e mbushi Teatrin Lyrique të Parisit,
në garën e saj fillestare kjo sprovë operistike e Bizesë. Opera tregon
historinë e dy burrave, miqësia e përjetshme e të cilëve kërcënohet nga një
grua. Ngjarja rivjen kësisoj nga kohët e lashta në ishullin e Ceilon. Dilema e “Peshkatarët
e Perlave” është konflikti në mes të
dashurisë laike dhe betimit të saj të shenjtë si një priftëreshë. Sinopsis i kësaj
vepre operistike, nga më të famshme dhe më të debatuarat e asokohëshme dhe
krijimi virtuoz i Zhorzh Bize e ngritën në kult këtë kryevepër 150-vjeçare. Në
kohën e premierës, kompozitori i “Peshkatarët
e Perlave”, Bize, ishte vetëm 25 vjeç dhe kishte ende sfida dhe mëdyshje për të
vendosur veten në botën e muzikës pariziane.
Pavarësisht nga një pritje të jashtëzakonshme nga publiku
parizien, shtypi dhe kritika nuk ishte dhe aq miqësore, madje nuk e kursyen ta
ngjynin penën në helm për këtë kryevepër operistike. Përkundër këtij realiteti
dhe përballjesh, do të ishte kompozitori i famshëm Hector Berlioz , i cili e vlërësoi
maksimalisht këtë kompozim, duke mbajtur të ndezur këtë yll në galaksinë e
stuhishëm të Pasrisit. Megjithse opera nuk pati ndikim në veprimtarinë krijuese
të Bizesë, ajo nuk frenoi as rrugën e tij të suksesit, sikundër nuk i’a hoqi të
drejtën “Peshkatarët e Perlave” të bëjë pjesë në fondin e artë të veprave
operistike.
Comments
Post a Comment