Sylvester Stallone vjen me një ekspozitë personale pikture
Sylvester Stallone për shumkën është e pamundur të kuptohet
ndryshe nga rolet e tij emblematike Rocky Balboa dhe Rambo. Përtej skenave dhe
imazheve të komportimit fizik, ai nuk trajtohet tjetërsi. Por jo gjithnjë
burrat muskuloz dhe të fuqishëm janë të programuar për ndeshje, ata janë, edhe
për kumte estetike-artistike, siç edhe mëton me një personale pikture në Shën
Petersburg, Sylvester Stallone.
Në Muzeun Shtetëror
Rus në St. Petersburg është hapur ekspozita e pikturave të legjendës
hollivudiane, Sylvester Stallone. Ekspozita e quajtur “Sylvester Stallone. Art.
1975-2013”, përmban një koleksion pikturash, të cilat i ka vizatuar 67-vjeçari
gjatë katër dekadave të fundit. Gjatë hapjes së ekspozitës, Sly ka thënë se më
shumë do të kishte dashur ta kalonte jetën duke pikturuar sesa duke aktruar,
sepse mendon se është piktor më i mirë sesa aktor. “Është më personale dhe më
lejohet të bëj çfarë dua. Shpeshherë gjatë aktrimit ndodh që duhet doemos të
luani një rol të caktuar dhe nuk mund të thoni aq sa dëshironi. Supozoj se
heronjtë nuk flasin shumë dhe duhet të jenë shumë stoikë”, ka deklaruar
Stallone. Para se të fillonte karrierën filmike, aktori veteran e ka studiuar
artin, ndërsa në të kaluarën ka pasur ekspozita në Zvicër dhe në Miami.
Drejtori i Muzeut në St. Petersburg, Vladimir Gusev, ka thënë se pikturat e
Stallones tregojnë karakterin e një njeriu pasionant dhe nuk janë punë amatore
Comments
Post a Comment