Muzika nuk lind vetëm nga instrumentat. Një vështrim nga afër tek sintetizatorët DIY
Një numër në rritje inxhinierësh zëri janë duke krijuar sintetizatorët e tyre. Pjesët e qarkut dhe komponentët e tjerë ata i blejnë në Internet. DW hedh një vështrim nga afër tek sintetizatorët DIY.
Sipas Anthony Norris, sintetizatori është një pajisje me voltazh të kontrolluar. Norris është inxhinier zëri që ka fituar çmime, producent dhe lektor në Institutin Mbretëror të Teknologjisë në Melburn të Australisë. "Ne i japim energji një gjeneratori të vogël që prodhon tinguj.
Me anë të një qarku tjetër më pas kemi mundësi të ndryshojmë modulacionin e tingujve dhe t'i japim formë duke shtuar filtra", thotë ai. Pra një sintetizator ka nevojë për rrymë elektrike që të prodhojë më pas tinguj, që mund të ndryshohen.
Kjo pajise u krijua për herë të parë në fund të shekullit të 19-të, por u bë popullore vetëm në fund të viteve 60'. "The Beach Boys ishin të parët që e përdorën për qëllime komerciale", shpjegon Norris. Dhe që prej asaj kohe shumë artistë ndoqën shembullin e tyre, duke i lënë pas dore instrumentat akustikë, shtoi ai. Por kostoja e instrumentave elektrike kur u krijuan për herë të parë ishte e lartë dhe e papërballueshme për shumë artistë.
“Fairlight”, një sintetizator i krijuar nga një kompani me të njëjtin emër, ishte rreth 200 mijë dollarë. "Herbie Hancock, Stevie Wonder dhe Duran Duran blenë nga një të tillë", thotë ai. Sintetizatorët u krijuan në masë nga shpikësi Amerikan Robert Moog. Ai ishte pioneri, i cili krijoi sintetizatorin Moog, që u kthye në instrumentin elektronik më të famshëm të të gjitha kohërave.
Krijoje vetë
Sot shumë sintentizatorë janë bërë më të përballueshëm. Sintetzori DIY është pak a shumë sa një iPhone dhe shitet në Ebay për 30 euro. Së bashku me të në pako gjenden edhe pjesët e tjera, si çelsat, telat lidhës, rezistorët dhe qarku qendor. Për bashkimin e pjesëve të sintetizatorit përdoret saldimi.
Pasi ka përfunduar saldimi, qarku i vogël jeshil duket sikur është mobiluar nga telat e kuq. Këto tela janë të lidhur me tre çelësa të argjendtë dhe 4 kontrollues volumi. Në momemtin që montimi është bërë në mënyrën e duhur, atëherë lidhet me një burim rryme dhe është gati të bëjë zhurmë.
Por nuk do të thotë gjë se keni montuar një DIY dhe mund të krijoni tinguj të bukur thotë Manuel Richter, një muzikant i njohur dhe inxhinier zëri në Lajpcig. "Në rast se montoni si duhet DIY atëherë mund të krijoni melodi cilësore. Gjithëçka varet nga aftësitë tuaja në montim", thotë Richter, duke shtuar se ai i ndërton vetë sintetizatorët.
Comments
Post a Comment