Pirateria në arkitekturë - rrezik apo mit?

Plagjiatura, pirateri dhe imitime ka në shumë sektorë krijues. Edhe arkitektura nuk bën përjashtim. Por kjo nuk i shqetëson shumë arkitektët ndërkombëtarë. Përkundrazi. Ata madje e përshëndesin këtë zhvillim.
Pirateria ka dëmtuar tashmë industrinë e muzikës. Tani një rast në arkitekturë ka shkaktuar shqetësim. Zyra e arkitekturës me famë ndërkombëtare e arkitektes së famshme britaniko-irakiane Zaha Hadid, ngriti padi për një kopje të paligjshme të një ndërtese për zyra.
Një kompleks zyrash mbresëlënës në Pekin po ndërtohet tani sipas të njëjtit model edhe në Chongqing në jugperëndim të Kinës, në mënyrë thuajse identike. Zyra e arkitekturës ngriti padi, procesi përtej kufijve të një vendi ishte i shtrenjtë dhe i komplikuar. Si e përcaktojnë vende të caktuara pasurinë intelektuale? A bëhet fjalë për një ndërtesë funksionale apo për vepër unike arti?
Wangjing SOHO në Pekin nga arkitektja me famë Zaha HadidWangjing SOHO në Pekin nga arkitektja me famë Zaha Hadid
Ndërkohë zyra e Zaha Hadid e ka tërhequr padinë me dëshirën e klientit. Ai nuk donte t'i dhuronte plagjiaturës edhe më shumë vëmendje publike.
Pirateria në arkitekturë
Trajtimi i butë i të drejtës së autorit në Kinë nuk është për herë të parë në kryetitujt e gazetave. Në 2011 kinezët patën fotografuar me hollësi fshatin austriak Hallstadt, pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, për ta rindërtuar pastaj në provincën jugore kineze Guangdong. Shumë shpejt nocioni "piratë të arkitekturës" ishte në gojën e të gjithëve.
Modeli i imituar në ChongqingModeli i imituar në Chongqing
Piratët sulmuan fillimisht industrinë e produkteve, dhe tani i janë drejtuar arkitekturës, ishte opinioni atëherë. Mendim i gabuar. Në zyrën e arkitekturës së Zaha Hadid nënqeshet me ironi kur dikush pretendon se punimet e tyre kanë qenë pre e plagjiaturave. Pasi kjo është ajo çka karakterizon skenën e arkitekturës. Stilet e ndërtesave, planimetritë apo "tipologji" të caktuara janë përsëritur gjithnjë dhe përmes këtij procesi idetë u kthyen në rryma dhe prej tyre lindën pastaj epoka të stilit.
Pirateria zhvillon stil
Ndërtesa të famshme gjenden shpesh shumë herë si kopje në botë. Mjafton të përmendim kështjellën e Versajës: "Ne gezohemi kur të tjetër punojnë në mënyrë të ngjashme me ne dhe gjejnë kështu pëlqim tek klientët. Kështu drejtimi ynë fiton më shumë ndikim dhe suksesi reflektohet tek ne", thotë arkitekti Patrik Schumacher, partner i Zaha Hadid.
Arkitekti Patrik Schumacher Arkitekti Patrik Schumacher
Kjo vlen edhe për arkitektët në Kinë. Atje punimet e Zaha Hadid kanë fituar emër. Vjedhja e projektit të ndërtimit në Chongqing ishte një përjashtim. Megjithatë ky rast dhe kopjimi i fshatit austriak Hallstatt patën ngjallur përshtypjen se pikërisht në Kinë piratët e arkitekturës janë gati të godasin.
Kjo përshtypje të gënjen, thotë Axel Bienhaus, arkitekt në zyrën e arkitekturës Al­bert Speer & Part­ner (AS&P): "Kina është në fokus për shkak të fuqisë së saj të veçantë ekonomike. Unë nuk kam fakte se atje plagjiaturat e ndërtesave ndodhin më shpesh se në Rusi apo diku tjetër në botë."
Në arkitekturë kufijtë mes plagjiaturës dhe zhvillimit krijues të një ideje nuk janë të lehtë të përcaktohenNë arkitekturë kufijtë mes plagjiaturës dhe zhvillimit krijues të një ideje nuk janë të lehtë të përcaktohen
AS&P ndërton në vende në mbarë globin dhe deri tani ka vetëm përvoja pozitive. Ajo që në arkitekturë përbën plagjiaturë është gjithsesi e vështirë të përcaktohet: "Kufijtë mes një plagjiature, citati apo zhvillimi të mëtejshëm, në artiktekturë është e vështirë të ndahen saktë nga njëri-tjetri", thotë Bienhaus.
E ardhmja e zhvillimit të konceptit
Ndërtesa Oval nga studio AS&P në Baseler Platz, Frankfurt mbi Main. Ndërtesa Oval nga studio AS&P në Baseler Platz, Frankfurt mbi Main.
Për më tepër që projektet bëhen gjithnjë e më komplekse dhe të mëdhenj. Arkitektëve u duhet të punojnë në ekipe për ta përballuar këtë punë. Në këtë mënyrë bashkohen stile dhe ndikime të ndryshme. Rëndësinë e zhvillimit kolektiv të koncepteve Hadid dhe Schumacher ua mësojnë studentëve të tyre në universitete të ndryshme. "Për ne është e rëndësishme që idetë inovative të zhvillohen më tej, të kombinohen në mënyra të reja dhe prej tyre të zhvillohet diçka krijuese, origjinale", thotë Schumacher.
DW

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk