Si mund të rifitojë besimin Bashkimi Evropian?

Evropa po humbet qytetarët e saj. Që prej shpërthimit të krizës së euros, besimi i njerëzve në BE ka rënë në mënyrë dramatike. Edhe në vende e tilla si Gjermania tradicionalisht të njohura si pro-evropiane.
José Ignacio Torreblanca krahason euroskepticizmin me një virus. Një virus, nga i cili me sa duket vështirë se mund të shpëtojë dikush. Ndërkohë, sipas politologut spanjoll nga ai është infektuar tërë kontinenti.
Besimi i qytetarëve ndaj Bashkimit Evropian ka rënë ndjeshëm në mes të vitit 2009 dhe 2012: veçanërisht të prekura, sipas një sondazhi të kohëve të fundit të BE-së, janë shtetet e Evropës Jugore të cilat po luftojnë me programet e ristrukturimit dhe një krizë masive ekonomike. Në Spanjë, vetëm një pakicë e njerëzve prej 20 përqind besojnë ende në BE, në vitin 2009 kanë qenë 56 për qind. Edhe italianët e kapluar nga kriza janë bërë po ashtu euroskeptikë. Besimi i tyre në BE në periudhën e njëjtë ka rënë nga 52 në 31 për qind.
Edhe në vendet relativisht me ekonomi të qëndrueshme si Gjermania dhe Franca, Bashkimi Evropian e ka humbur prestigjin e saj. Kështu vetëm 30 për qind e gjermënavë besojnë ende në BE. Bëhet fjalë për një rënie prej 14 për qind në krahasim me vitin 2009. Në Francë, besimi ra me 8 pikë përqindjeje në 34 për qind. Këto shifra janë pjesë e Eurobarometrit më të fundit dhe mblidhen me kërkesë të Bashkimit Evropian.
Që prej shpërthimit të krizës së euros, besimi i njerëzve në BE ka rënë në mënyrë dramatike.Që prej shpërthimit të krizës së euros, besimi i njerëzve në BE ka rënë në mënyrë dramatike.
"Gjëja më e habitshme", thotë José Ignacio Torreblanca është që "në këtë krizë, pothuajse të gjithë evropianët, e shohin veten si viktimë." Kjo vlen si për vendet donatore si Gjermania ashtu dhe për vendet përfituese të ndihmave të tilla si Spanja. Torreblanco ka vlerësuar anketat për Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (European Council on Foreign Relations), një Institutit hulumtues evropian.
“Njerëzit kanë frikë nga e ardhmja, frikë për vendet e tyre të punës, frikë për standardin e tyre të jetesës. Dhe fajin për krizën ia hedhin Evropës", thotë eurodeputetja socialdemokrate gjermane (SPD), Jutta Steinruck. Shumë politikanë dhe shumë media përçojnë përshtypjen se Evropa është fajtore për gjithçka.
“Ka një lidhje shumë të fortë në mes të situatës ekonomike dhe besimit në BE", thotë politologu Torreblanca. Por problemi është edhe më i thellë: "Njerëzit kanë ndjenjën se ata kanë humbur kontrollin. Ata detyrohen të pranojnë gjëra që atyre iu paraqiten si të pa alternativë ." Gjermanët duhet të bien dakord për pako të reja krediti ndërsa evropianët e jugut për pako të reja kursimesh. "Kjo është rrudhje e demokracisë." Në demokraci duhet të ketë gjithnjë alternativa. Rreziku më i madh, sipas Torreblanca-s është që duke shpëtuar euron, të humben qytetarët.
Në foto, Rainer Wieland Në foto, Rainer Wieland
“Për fat të keq, ne kemi thënë për një kohë të gjatë, se gjërat nuk kanë alternativë tjetër", mendon edhe Rainer Wieland. Politikani kristiandemokrat (CDU) është zëvendëskryetar i Parlamentit Evropian. Wieland mbështet shpëtimin e euros. Atë e gëzon fakti që shumica dërrmuese e politikës gjermane mendon sikur ai. Megjithatë, mundësitë e ndryshme në të ardhmen do të duhej të diskutohen hapur. "Ka gjithmonë alternativa."
Gjermanët, për shembull, mund të refuzojnë për të mbështetur shtetet e varfra. Megjithatë, ata pastaj do të duhet të bartin pasojat negative të këtij vendimi.
Pakënaqësi po, dalje jo
Deri më tani as në Gjermani dhe as në Spanjë nuk është i madh numri i njerëzve që mbështesin idenë për një tërheqje nga euro apo Bashkimi Evropian. Megjithatë, shumë prej tyre janë të pakënaqur me mënyrën se si po luftohet kjo krizë. Kjo për faktin se në vendet e përfshira nga kriza deri tani kanë munguar rezultatet e prekshme të programeve të masave shtrënguese. Spanja, për shembull ndodhet ende në recesion të thellë, papunësia është tani 27 për qind, shkalla e papunësisë së të rinjve edhe më e lartë. Njëkohësisht, shumë gjermanë dyshojnë në kuptimin e programeve të reja të kreditit të financuara nga të hollat e taksapaguesëve.
Në foto, Juta Steinruck Në foto, Juta Steinruck
“Ideja e një Evrope të solidaritetit", druhet Jutta Steinruck, po zhduket ngadalë. Njerëzitë kanë filluar të kenë mosbesim te njëri-tjetri, pamjet e armiqve të vjetër rishfaqen përsëri. Kjo nuk do të ishte hera e parë në histori që ekstremet politike të abuzojnë me krizat e tilla për qëllimet e tyre".
Edhe Rainer Wieland ka një pikëpamje të ngjashme: "Rreziku qëndron qartë në atë se njerëzit kërkojnë shpëtimin e tyre tek partitë populiste." Qysh tani në vende si Greqia apo Italia është në rritje numri i populsitëve anti-evropianë. Po ashtu edhe në Gjermani, një parti e re ka vendosur kohët e fundit që të fokusohet kryesisht në daljen nga zona e euros.
DW

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk