Fushëbeteja e buxhetit
Michael Spence
Secili shtet ka versionin e vet të kontratës sociale që definon të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve, rolin e shtetit, dhe idenë e gjithëpërfshirjes. Politikat më të suksesshme publike dhe zgjidhjet fiskale janë ato që prihen prej vlerave që mishërohen në kontratën sociale, por që gjithashtu përshtaten varësisht prej ndryshimeve demografike, teknologjike dhe rrethanave globale
Milano - Ekonomitë e botës së zhvilluar, prej të cilave ajo e Shteteve të Bashkuara është më e gjera dhe sistematikisht më e rëndësishmja, përballen me një seri të zgjidhjeve të vështira politike dhe sociale. Propozimi i buxhetit i presidentit Barack Obama pranon dhe adreson këto zgjidhje në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe plotësisht për herë të parë në kohën e paskrizës.
Propozimi i Obamas është një dokument i rëndësishëm, i ndershëm dhe politikisht inkurajues. Debati që do të pasojë me siguri se do ta përcaktojë nëse SHBA-ja do të devijojë drejt një kauze gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme drejt rritjes ekonomike dhe punësimit, dhe sesi kjo barrë do të bjerë mbi amerikanët të moshave të ndryshme, nivelet e edukimit, të të ardhurat dhe mirëqenien e përgjithshme.
E dimë se teknologjia e fuqishme dhe forcat e tregut global akne reduktuar në mënyrë dramatike numrin e vendeve të zakonshme të punës profesionale dhe të kollareve të bardha, kanë ndërruar mundësitë e punësimit për shtresën e mesme kundrejt anës së ekonomisë së patregueshme, dhe kanë kanalizuar rritjen ekonomike në të ardhurat kombëtare drejt kapitalit dhe punësimit të njerëzve me shkathtësi të avancuara, duke shkaktuar kështu stagnim në të ardhura në pjesë të tjera. Ka krijim të pakët të vendeve të reja të punës dhe punësimi vazhdon të shmanget prej rritjes ekonomike.
Këta trendë nuk mund të fajësohen tërësisht për zgjidhjet e mjera politike ose politikat afatshkurtra qeveritare. Ato ngrihen kryesisht prej një ekonomie globale në rritje integruese që po devijon kah teknologjia e përparuar, por janë stërzgjeruar prej çështjes sistematike të rënies së investimeve të sektorit publiko-privat.
Leksioni i nxjerrë prej shumë shteteve të zhvilluara dhe në zhvillim është se mungesa e investimeve në infrastrukturë, kapital njerëzor, institucione dhe në dije ekonomike dhe bazë të teknologjisë redukton rritjen afatgjatë. Rritja afatshkurtër dhe afatmesme mund të ruhet për një kohë të shkurtër, në të njëjtën kohë duke zëvendësuar borxhin privat dhe publik me investim – kjo është marrje e huas kundër të ardhurave të ardhshme dhe konsumit. Por kjo qasje krijon një model vetëkufizues, sepse dëmtohet bilanci i gjendjes, kërkesa pëson rënie dhe duhet të hidhen mënjanë pritjet e mëhershme.
Kjo na bën të vijmë te zgjedhjet që mishëron buxheti i Obamas. Së pari vjen çështja sesi të reduktohen shpejt reduktimet dhe akumulimet e borxhit publik. Tkurrja e papritur fiskale do të reduktonte kërkesën e brendshme më sa shpejt sesa ishte menduar. Kështu do të vritnim rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës, që do të kishte efekte të kthyeshme në deficitet buxhetore. Por shtyrja e tkurrjes fiskale për një kohë të gjatë do ta vinte në dyshim kapacitetin e qeverisë amerikane për disiplinë fiskale.
Deficitet duhet të pësojnë rënie në një periudhë prej pesë deri në dhjetë. Alternativa është ose një krizë e borxhit shtetëror, të pasuar nga një gozhdë destruktive në huazimin e kostove, ose një barrë të rritjes për gjeneratat e ardhshme të taksapaguesve.
Në një botë ideale, ku kërkohet kompromis, politika fiskale amerikane do t’u qëndronte zotimeve të mishëruar në sistemin e mirëqenies sociale, madje edhe në kohën kur do të ketë ndryshim të shifrave dhe niveleve demografike dhe të konsumit, dhe do të shmangeshin rritjet e taksave, e në të njëjtën kohë do të adresohen përsëri investime publiko-private me qëllim të nxitjes së rritjes dhe zgjerimit të mundësive të punësimit për shtresën e sotme të mesme. Në fund të fundit, gjeneratat e ardhshme nuk do të bartnin barrën e ribalancimit.
Natyrisht është e pamundshme që të përputhen të gjitha këto objektiva. Që të jemi të sinqertë, disa reforma, përfshirë masat e taksave, rregullatorit dhe kujdesit shëndetësor – do të ndihmojnë në rikthimin e balanit pa pasur nevojë për zbatim të kostove shtesë në kurriz të sektorit publik. Por këto nuk mjaftojnë për të rimëkëmbur ekonominë dhe rikthyer momentumin e rritjes. Thënë troç, nuk mund të ruhen nivelet e tanishme të konsumit pa një investim në rritje të sektorit publiko-privat. Është e nevojshme që të kuptohet se duhet të ketë një shmangie prej bindjes së barra duhet të bjerë vetëm në huamarrjen shtetërore, që do të ketë ndikim në shumë gjenerata.
Andaj duhen bërë zgjidhje. Edhe qorrsokaku nënkupton zgjedhje – një që siguron një version të status-quos do të sjellë një rezultat. Si do të dukej ai?
Këtu kërkohet pak punë gjase. Programet e miratuara do të reduktoheshin, por jo aq sa për të pasur një barrë të zhvendosur në disa gjenerata. Taksat mund të rriten ndaj atyre që marrin paga të larta, me qëllim që të gjenden elemente të shpërndarjes së kapitalit. Përpjekja për shmangie të rritjes substanciale të taksave nuk është e thënë të reflektojë një rënie të investimit publiko-privat, në shkëmbim të nënvlerësimit të rritjes afatgjate.
Buxheti i propozuar i Obamas i merr parasysh objektivat dhe pritjet nuk mund të arrihen, dhe ajo rritje është pjesërisht një çështje e shpërndarjes dhe një çështje ndërmjet gjeneratash në planin afatgjatë. Është një ftesë për Kongresin amerikane dhe publikun amerikan të pranojnë dhe adresojnë zgjidhjet që janë të nevojshme për të pasur një themel të qëndrueshëm për rritje ekonomike – dhe për të siguruar një shpërndarje të drejtë të barrës që do të burojnë.
Zgjidhjet janë më ekstreme në vendet ku pabarazitë janë më të ashpra dhe tregjet vuajnë më shumë për shkak të mungesës së fleksibilitetit të sektorit privat, e prej të cilit përfiton më shumë ekonomia amerikane. Në Spanjë dhe Itali rritja është negative dhe shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve shkon në 35 dhe 55 për qind. Që ta kemi të qartë, kjo është një çështje morale, por është edhe çështje e stabilitetit politik dhe social.
Secili shtet ka versionin e vet të kontratës sociale që definon të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve, rolin e shtetit, dhe idenë e gjithëpërfshirjes. Politikat më të suksesshme publike dhe zgjidhjet fiskale janë ato që prihen prej vlerave që mishërohen në kontratën sociale, por që gjithashtu përshtaten varësisht prej ndryshimeve demografike, teknologjike dhe rrethanave globale.
Ajo kohë nënkupton bërjen e zgjedhjeve të zorshme të tipit me të cilat përballen sot Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të zhvilluara. Nëse i bëjmë këto zgjidhje keqas, rritja ekonomike do të dëmtohet dhe zgjidhjet e ardhshme të shpërndarjes do të jenë edhe më të dhimbshme.
(Autori është laureat i Nobelit të ekonomisë, profesor i ekonomisë në Shkollën e Biznesit në Universitetin e New Yorkut, anëtar vizitor i Këshillit të Punëve të Jashtme, anëtar i lartë i Institutit Hoover në Universitetin e Stanfordit, dhe shef i Bordit akademik të Instituti Global Fung në Hong-Kong. Ishte kryetar i Komisionit të Pavarur për Rritje dhe Zhvillim Ekonomik, një mekanizëm që ndërmjet viteve 2006-2010 analizoi mundësitë për rritje globale ekonomike. Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”.)

Comments
Post a Comment